LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare

 Këto janë qendra kulturore në kapuset universitare që financohen nga Kina. Institute të tilla, për të cilat Radio Evropa e Lirë ka raportuar në fillim të shkurtit të këtij viti, ka në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës, teksa bursat e shkëmbimet universitare shihen si një formë e butë ndikimi në Ballkan që Kina po drejton.

24 October 2026, 13:05 Nga I.A
SHBA-ja shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për
Pete Hegseth

SHBA- Departamenti amerikan i Mbrojtjes i ka shpallur si kërcënim të sigurisë kombëtare Institutet Konfuci, njoftoi shefi i mbrojtjes amerikane, Pete Hegseth.

Këto janë qendra kulturore në kapuset universitare që financohen nga Kina. Institute të tilla, për të cilat Radio Evropa e Lirë ka raportuar në fillim të shkurtit të këtij viti, ka në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës, teksa bursat e shkëmbimet universitare shihen si një formë e butë ndikimi në Ballkan që Kina po drejton.

Uashingtoni për një kohë të gjatë ka akuzuar Institutet Konfuci se janë mjete të propagandës ruse dhe ka ndërmarrë hapa kundër tyre. Sekretari Hegseth, në një video të publikuar në rrjetet sociale, tha se Institutet Konfuci operojnë në mënyrë të kamufluar në universitetet amerikane dhe se Pentagoni i ka futur ato në listën e institucioneve që kërcënojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Rezulton se nga 80 celulat e reja të propagandës janë shfaqur në 30 universitete duke përdorur emra të ndryshëm dhe statuse të ndryshme, por me mision të njëjtë: për të vjedhur pronësinë intelektuale dhe për t’u infiltruar në mendjen e studentëve amerikanë”, tha Hegseth.

Sipas tij, Departamenti amerikan i Mbrojtjes në dy muajt e fundit “në mënyrë sistematike ka shpërbërë të gjitha këto organizata”.

Ambasada kineze në Uashington nuk ka komentuar menjëherë lidhur me këtë çështje.

Institutet Konfuci në gjithë Ballkanin Perëndimor, përveç Kosovës

Institute Konfuci ka kudo në Ballkanin Perëdimor, përveç Kosovës, pavarësinë e cilës Pekini nuk e njeh dhe për rrjedhojë nuk ka përfaqësim zyrtar në Prishtinë.

Radio Evropa e Lirë raportoi për ndikimin e këtyre instituteve në Ballkan në shkurt të këtij viti.

Serbia dallohet si partneri më i avancuar arsimor i Kinës në rajon, ku janë vendosur tri institute Konfuci që mbështesin mësimin e gjuhës kineze në dhjetëra shkolla. Këto institute gjenden në Serbi mbi dy dekada dhe numri i pjesëmarrësve në to është rritur disa dhjetëra herë çdo vit, teksa bashkëpunimi arsimor është forcuar edhe nga marrëveshje që Kina dhe Serbia kanë nënshkruar më 2018.

Institute Konfuci ka edhe në Shqipëri. Era Kërnaja, nga veriu i Shqipërisë, që tani studion në Kinë, i tha Radios Evropa e Lirë se kishte aplikuar “për qejf” në kursin e gjuhës kineze, pasi për të ishte një gjuhë e re.

“Doja t’ua ndryshoja mendimin që kanë shqiptarët për Kinën dhe t’ju tregoja që mos besoni në çdo gjë që shikoni", deklaroi Kërnaja, e cila që nga viti 2023 ndan përvojën e saj në llogarinë e saj në TikTok.

Pekini ka investuar miliona dollarë në projekte infrastrukturore dhe partneritete teknologjike në Ballkan, por tani ka kthyer sytë nga arsimi, që e sheh si kanal më të butë për të formësuar perceptimet e të rinjve.

Kjo është veçanërisht e theksuar te brezat më të rinj, për të cilët sondazhet tregojnë se janë më të hapur ndaj portretizimit që Pekini i bën vetes si një fuqi e mirë dhe e përgjegjshme.

Instituti Konfuci në Shqipëri, ku Kërnaja mësoi gjuhën kineze dhe mori udhëzime për të aplikuar për bursën e saj, është një nga kanalet më të dukshme të shkëmbimit arsimor brenda Universitetit të Tiranës.

Ky institut e përshkruan veten si një “institut arsimor joqeveritar, jofitimprurës", i bashkorganizuar me Universitetin e Studimeve të Huaja të Pekinit, që ofron mësime të gjuhës kineze dhe programe kulturore. Po ashtu ofron bursa dhe ndihmon studentët të aplikojnë në nivele të ndryshme, përfshirë në universitete individuale ose në nivel federal dhe kombëtar brenda Kinës.

Ndonëse nuk ka kurse zyrtare kineze në Kosovë, zyrtarët në Institutin Konfuci në Tiranë kanë deklaruar se kanë vërejtur interes në rritje nga studentët e Kosovës.

“Do të donim shumë të shihnim studentë nga Kosova që të mësojnë gjuhën kineze", i tha Radios Evropa e Lirë, Zheng Baoguo, drejtori i Institutit Konfuci në Tiranë, duke shtuar se do të përpiqen që të krijojnë “mundësi për ta, nëse ata janë të gatshëm”.

Analistët thonë se programet arsimore shërbejnë për një qëllim afatgjatë: kultivimin e rrjeteve personale, narrativëve të favorshëm dhe profesionistëve të ardhshëm që kanë përvojë të drejtpërdrejtë nga Kina dhe janë të gatshëm ta ndajnë atë në vendet e tyre.

Kjo shtytje e fuqisë së butë, sipas tyre, është një plotësim i ndikimit politik dhe ekonomik në rritje i Kinës në Ballkan, dhe shërben për të shtyrë përpara interesat e Kinës.

“Pekini ka interes të dërgojë sa më shumë studentë dhe shkencëtarë ndërkombëtarë në Kinë", i tha REL-it Stefan Vlladisavljev, ekspert për rolin e Pekinit në Ballkan pranë Fondacionit BFPE, një institut kërkimor me seli në Beograd.

“Ajo [Kina] po përpiqet të pozicionohet si një ofruese e zhvillimit [dhe] të qenit e pranishme në Evropë është një aspekt shumë i rëndësishëm i shtrirjes globale”, shtoi ai.

Institutet Konfuci janë në vëzhgim gjithnjë e më të madh në mbarë Evropën, teksa disa qeveri i kanë mbyllur ato për shkak të shqetësimeve lidhur me lirinë akademike dhe ndikimin politik.

Por, në pjesën më të madhe të Ballkanit, ato po shihen gjithnjë e më shumë nga të rinjtë si platforma të vlefshme fillestare për të ndjekur mundësi ekonomike dhe arsimore./REL

Pete Hegseth

Sondazh

Bota 24 October 2026, 09:02 Peter Zoehrer

Humanisti i Vërtetë

Në një takim të kohëve të fundit, të publikuar gjerësisht në Moskë, Steve Witkoff bëri pohimin e jashtëz...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin