16 October 2026, 17:34
Nga E. D

TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe deputeti Erald Kapri janë përfshirë në një debat të ashpër me efektivët e policisë, teksa kanë takuar një protestues që thotë se është dhunuar gjatë shoqërimit. Në pamjet e publikuara, Shehaj dëgjohet duke kundërshtuar veprimet e policisë dhe duke i kërkuar llogari efektivëve për shenjat e dhunës që, sipas protestuesit, kishte në trup dhe në fytyrë.
“E keni dhunuar! E keni dhunuar! Po ju denoncon ai. E ke dhunuar, mor, çfarë bën ti? I keni rrahur, s’keni turp!”, dëgjohet t’u drejtohet Shehaj efektivëve.
Gjatë bisedës, protestuesi tregon se kishte tentuar të largohej pasi kishte parë persona civilë që, sipas tij, kishin dalë nga automjetet. Ai thekson se është kapur dhe dhunuar, ndërsa Shehaj e pyet se kush e ka rrahur. Situata tensionohet edhe më tej, duke kaluar në përplasje verbale dhe shtyrje.
Në një moment, Erald Kapri dëgjohet tu drejtohet efektivëve me fjalët: Mos prek deputetin me dorë. Po ashtu në reagimin e tij, Shehaj ka theksuar se po verifikohen rastet e rrëmbimit të të miturve, një për një, duke paralajmëruar se personat përgjegjës për dhunën do të mbajnë përgjegjësi./Dosja.al
Agron Shehaj erald kapri
Politike
16 October 2026, 17:08
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar një bisedë në WhatsApp, ...
Politike
16 October 2026, 16:25
E. D
Ervin Demo
TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, njoftoi se dy punonjës policie janë pezulluar pas rasteve të tej...
Politike
16 October 2026, 16:23
E. D
Albana Koçiu
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka dënuar dhunën e një nate më parë n&eum...
Politike
16 October 2026, 13:42
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e studentëve dhe gjimnazistëve që vijon në T...
Politike
16 October 2026, 12:43
I.A
Protesta
TIRANË- Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë reaguar për situatën e tensionuar gjatë protestave në Tiranë...
Politike
16 October 2026, 12:41
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar vendimet e gjykatës për masat e sigurisë ndaj protestuesv...
Politike
16 October 2026, 12:24
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e çon vendin drejt një konflikti ...
Politike
16 October 2026, 12:22
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e çon vendin drejt një konflikti ...
Politike
16 October 2026, 11:00
I.A
Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi
TIRANË- Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është marrë zyrtarisht nën hetim nga ...
Politike
16 October 2026, 10:55
I.A
Protesta
SHBA- Demonstruesit e udhëhequr nga studentët janë përplasur me policinë shqiptare në Tiranë për të tret...