22 October 2026, 11:13
Nga E.M

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur që procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit të vijojë pa praninë e avokatëve mbrojtës duke nisur që nga data 29 tetor. Në Gjykatën e Posaçme vijon bojkoti i avokatëve, të cilët po protestojnë kundër rregullores së re, për të cilën pretendojnë se cenon ushtrimin e profesionit të tyre.
Sipas kalendarit të seancave, sot pritet të zhvillohet gjyqi ndaj ish-bashkëshortëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, ndërsa mbetet për t’u parë ecuria e procesit në kushtet e bojkotit të avokatëve.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
Gjykatën e Posaçme Monika Kryemadhi ilir meta
Aktualitet
22 October 2026, 11:06
E.M
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, ka deklaruar edhe ditën e sotme se pedagogët do të vijoj...
Aktualitet
22 October 2026, 11:01
E.M
TIRANË- Ndërkohë që Parlamenti është rikthyer ditën e sotme në senacë plenare pas pezullimit javën e kaluar p...
Aktualitet
22 October 2026, 10:57
E. D
TIRANË- Pedagogët kanë nisur të mblidhen këtë të enjte përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik t...
Aktualitet
22 October 2026, 10:50
E.M
TIRANË- Pasi pësoi djegie natën e mbrëmshme nga aksidenti në aksin Kardhiq-Delvinë 37-vjeçari Maridon Dhuli ka ndërru...
Aktualitet
22 October 2026, 10:15
E.M
TIRANË- Në Tiranë ka nisur Mbledhja e Bordit Drejtues të PISA, me përfaqësues të 91 vendeve. Mbledhja synon zhvillimin dhe v...
Aktualitet
22 October 2026, 10:06
E.M
TIRANë- Pas pak minutash pritet që Kuvendi do të mbajë seancën plenare, ndërsa është njoftuar edhe protestë. ...
Aktualitet
22 October 2026, 09:59
E. D
TIRANË- Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet t...
Aktualitet
22 October 2026, 09:51
E. D
SHBA- Synimet e paraqitura në Konferencën Botërore të Klimësnë Paris në vitin 2015, pothuajse me siguri nuk do të arrih...
Aktualitet
22 October 2026, 09:35
E. D
Ritchie Torres
TIRANË- Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar nda...
Aktualitet
22 October 2026, 09:21
E.M
TIRANË- Parlamenti do të zhvillojë këtë të enjte seancën e radhës plenare, e cila është parashikuar të n...