Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ai pohoi se mjetet zjarrfikëse kanë arritur në vendngjarje sapo janë parë përmasat e mëdha të zjarrit ndërkohë që janë kërkuar forca shtesë edhe nga bashkitë e tjera.

ELBASAN- Shefi i zjarrëfikëses ka reaguar pas tragjedisë në Elbasan ku disa viktima humbën jetën nga shpërthimi i pallatit pesëkatësh. Ai pohoi se mjetet zjarrfikëse kanë arritur në vendngjarje sapo janë parë përmasat e mëdha të zjarrit ndërkohë që janë kërkuar forca shtesë edhe nga bashkitë e tjera.
Ai theksoi se Policia e Shtetit ka qenë e pranishme në zonë për të vendosur përimetrin e sigurisë ndërsa ka nisur menjëherë evakuimi i banorëve. Sipas tij janë evakuuar disa fëmijë dhe të moshuar. Me ndihmën e autoshkallës është bërë e mundur transportimi i personave që ndodheshin në katet më të larta.
Shefi i zjarrfikëses pohoi se dy trupat e viktimave janë gjetur nën rrënoja dhe kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit dhe jo nga zjarri.
“Menjëherë janë nisur mjetet zjarrfikëse së bashku me autoshkallën, të cilët pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë parë që zjarri ishte me përmasa të mëdha, duke përfshirë dy kate të pallatit, katin e tretë dhe të katërt. Menjëherë janë kërkuar forca shtesë edhe nga bashkitë e tjera. Në vendngjarje, që në momente e para ka qenë Policia e Shtetit, e cila ka vendosur perimetrin e sigurisë. Është filluar menjëherë me evakuimin e banorëve dhe ndërhyrjen te vatra e zjarrit. Janë evakuuar disa fëmijë dhe të moshuar, duke u vepruar nga të dy anët e pallatit me mjetet përkatëse. Për shkak të dëmtimit të shkallëve të ndërtesës, është vepruar me autoshkallë nga pjesa ballore, nga unaza. Aty janë transportuar të gjithë personat që ndodheshin në katet e larta, në katin e katërt dhe në katin e pestë. Po të mos ishte kjo autoshkallë, nga lloji i zjarrit, shpërthimi i fuqishëm dhe bllokimi i hyrjes së pallatit, pasojat do të kishin qenë ndoshta edhe më katastrofike. Konfirmohet se dy trupat e viktimave që u gjetën brenda pallatit janë gjetur nën rrënoja dhe kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit, dhe jo nga zjarri. Megjithatë respektin për median, Bashkia e Elbasanit disponon gjithsej tetë mjete: gjashtë mjete luftuese me pompë centrifugale, një autobot dhe një autoshkallës. Bashkia disponon të gjitha mjetet e nevojshme për situata të tilla. Nuk mund të hidhet poshtë puna e atyre punonjësve që sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar jetët e të tjerëve, dhe besoj se misionin e kryen. Përsa i takon videos së qarkulluar (që zgjat pak sekonda), është momenti i ngarkimit të presionit të ujit, pasi linja ishte pak e gjatë dhe ky është kapur në momentet fillestare. Është lehtësisht e verifikueshme: dje janë prerë vetëm disa degë pemësh prapa pallatit. Nuk ka pasur mungesa në hyrjen e mjeteve, pasi është luftuar pothuajse nga të gjitha anët”, tha Sota./Dosja.al
Hamit Ibro ELBASAN- Personi në foto është Hamit Ibro, i cili humbi jetën nga shpërthimi në pallatin në Elbasan. Ky i fundit...
LEZHË- Një 20-vjeçar në Lezhë është arrestuar pasi lëvizte me makinë i armatosur. Sipas njoftimit të polici...
ELBASAN- Një ditë pas tragjedisë që u mori jetën dy banorëve dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, n&eum...
BULQIZË- Një banor ka folur lidhur me krimin makabër të ndodhur në Bulqizë, ku 61-vjeçari Urim Fiku, u vra nga bashkë...
TIRANË- Protesta e mbrëmjes së djeshme është shoqëruar me përplasje fizika mes qytetarëve dhe efektivëve t&eu...
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla është shtyrë. Seanca e radhës është caktuar të zh...
KOSOVË- Pas vrasjes së rëndë të Arlinda Zekajt, Aktivistet e Kolektivit Për Mendim dhe Veprim Feminist kanë shkuar ditë...
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka konfirmuar se shkak i shpërthimit të fuqishëm në pallatin në Elbasan, që shkaktoi dy viktima, &eu...
ELBASAN- Një ditë pas shpërthimit të fuqishëm të pallatit pesëkatësh në Elbasan shihen mure të shembura, tull...
SHKODËR- Një 57-vjeçar shtetasi Ndue Ndikaj, është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ishte i përfshirë...