23 October 2026, 14:42
Nga E.M

SHBA- Joseph Strange ish-punonjësi i reperit Eminem, ka pranuar fajësinë për shkeljen e të drejtave të autorit, pasi kopjoi dhe shiti pa leje këngë të papublikuara të artistit, duke përfituar rreth 50 mijë dollarë.
Sipas Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, Strange, 48 vjeç, kishte punuar në studion muzikore të reperit në Michigan nga viti 2007 deri në vitin 2021. Gjatë kësaj periudhe, ai kishte akses në disqe të mbrojtura me fjalëkalim, ku ruheshin materiale muzikore që Eminem po përgatiste për publikime të mundshme në të ardhmen.
Hetimet zbuluan se Strange kishte kopjuar të paktën 10 skedarë muzikorë pa autorizim dhe, gjatë muajve korrik dhe gusht të vitit 2024, ua kishte shitur blerësve në internet. Materialet përfunduan më pas në platformat publike të transmetimit muzikor, pa dijeninë apo lejen e reperit.
Sipas të dhënave deri në nëntor të vitit 2025, skedarët e identifikuar në kuadër të hetimit ishin aksesuar më shumë se tetë milionë herë. Autoritetet vlerësojnë se dëmi nga shkelja e të drejtave të autorit arrin të paktën 750 mijë dollarë.
Rasti u bë objekt hetimi nga FBI-ja pasi punonjës të studios zbuluan se muzika e papublikuar ishte shfaqur në internet. Gjatë kontrollit në banesën e Strange, autoritetet gjetën gjithashtu disqe me materiale muzikore të reperit dhe tekste të shkruara me dorë.
Përfaqësues të Eminem kanë theksuar më herët se ngjarja i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm trashëgimisë artistike dhe interesave financiare të reperit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Strange pritet të marrë dënimin më 27 janar 2027. Ai përballet me një dënim maksimal prej pesë vitesh burg për veprën penale për të cilën pranoi fajësinë./Dosja.al
Joseph Strange Eminem
Art&Argëtim
23 October 2026, 12:50
E.M
LOS ANGELES- Kylie Jenner mori pjesë në sfilatën e Victoria Secret me datë 18 tetor duke tërhequr kështu vëmendjen me paraqi...
Art&Argëtim
23 October 2026, 10:33
E.M
LOS ANGELES- Kourtney Kardashian ka rikthyer në vëmendje një konflikt me motrën e saj Kim Kardashian, që nisi pasi zbuloi martes&...
Art&Argëtim
23 October 2026, 09:34
E.M
LOS ANGELES- Artistja Billie Eilish ka tërhequr vëmendjen me një transformim të ri që ka habitur fansat. Në disa fotografi të...
Art&Argëtim
23 October 2026, 09:21
E.M
LOS ANGELES- Callum Truner dhe Josh O'Connor do të jenë pjesë e audiconeve të Amazon MGM Studios për rolin e James Bond, dhe Jack...
Art&Argëtim
23 October 2026, 09:14
E.M
SHBA- Aktori amerikan, Tom Skerritt, i njohur për rolet e tij në filmat e famshëm “Top Gun” dhe “Alien”, ka ndë...
Art&Argëtim
23 October 2026, 08:17
E.M
SHBA- Reperi Capital T ka publikuar një video në rrjetet e tij sociale pas kërcënimit nga Policia e Tiranës për shkak të mb&...
Art&Argëtim
23 October 2026, 07:12
E. D
DashiNë dashuri, pasioni dhe afrimiteti do të jenë më të forta. Nëse je beqar/e, mund të lindë një njohje interesa...
Art&Argëtim
22 October 2026, 21:32
G.M
Matthew Perry
SHBA- Familja e Matthew Perry-t ka ndarë detaje të reja dhe prekëse nga funerali privat i aktorit, i cili u nda nga jeta në ...
Art&Argëtim
22 October 2026, 14:24
E.M
LOS ANGELES- Tom Cruise do të nderohet me një Çmim për Arritje të Jetës nga Instituti Amerikan i Filmit. Çmimi do t'i do...
Art&Argëtim
22 October 2026, 14:17
E.M
BRITANI- Këngëtari britanik Harry Styles është filmuar teksa diskutonte me tone të tensionuara me një burrë në rrug&eum...