LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtetasi i Kosovës përballet me akuza për krime kibernetike në SHBA

Avdyli, 21 vjeç, u ekstradua nga Kosova në Shtetet e Bashkuara më 19 nëntor, dhe në bazë të një aktakuze të ngritur në tetor të vitit 2025, ai përballet me akuza të mashtrimit përmes internetit, qasje në pajisje dhe vjedhje të identitetit, tha Zyra e Prokurorit në Qarkun Lindor të Viskonsinit.

23 November 2026, 22:16 Nga G.M
Shtetasi i Kosovës përballet me akuza për krime kibernetike
Logo e FBI-së. Hektor Avdyli u arrestua nga autoritetet kosovare me kërkesë të FBI-së dhe Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Shtetasi i Kosovës, Hektor Avdyli, është dërguar në paraburgim ku do të qëndrojë derisa të nisë gjykimi i tij në Shtetet e Bashkuara lidhur me akuza për krime kibernetike. Avdyli, 21 vjeç, u ekstradua nga Kosova në Shtetet e Bashkuara më 19 nëntor, dhe në bazë të një aktakuze të ngritur në tetor të vitit 2025, ai përballet me akuza të mashtrimit përmes internetit, qasje në pajisje dhe vjedhje të identitetit, tha Zyra e Prokurorit në Qarkun Lindor të Viskonsinit.

Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, Avdyli përdori forume kriminale online për të reklamuar dhe shitur kartela bankare të vjedhura dhe informacione personale të cilat konsumatorët e tij mund t’i përdornin për të kryer veprën e mashtrimit. Sipas autoriteteve amerikane, Avdyli ka pretenduar se ka vjedhur këto informacione fshehurazi nga faqet online të shitblerjes, duke përdorur programe kompjuterike.

“Si pjesë e hetimit, Byroja Federale e Hetimit (FBI) bleu në mënyrë të fshehtë nga ky shitës më shumë se 27.000 numra të vjedhur të kartelave bankare dhe informacione personale përkatëse. Baza e të dhënave përfshinte numrat e kartelave bankare të viktimave, kodet e verifikimit të kartelave, emrat, adresat, numrat e telefonit dhe/ose adresat elektronike. Në këtë bazë të të dhënave figuronin rreth 300 persona me adresa në shtetin e Uiskonsinit”, u tha në njoftim, ku u shtua se FBI-ja arriti ta identifikonte këtë shitës si shtetasin e Kosovës, Hektor Avdyli.

Autoritetet amerikane thanë se gjatë hetimit, Avdylit iu gjetën hard disqe ku kishte pothuajse 2.7 milionë numra të pagesave përmes kartelave bankare. Po ashtu u gjetën edhe kartela bankare dhe informacione personale. Ndihmësprokurori amerikan, Brad D. Schimel, tha se nuk është e pazakontë që shtetasit amerikanë të jenë shënjestër e aktorëve të huaj që vjedhin identitetet të tyre dhe informacioneve financiare në internet.

“Ndodh shpesh çdo ditë dhe këto vjedhje u kushtojnë konsumatorëve amerikanë miliarda dollarë. Ngjarja e sotme është e rëndësishme sepse kemi arrestuar një kriminel të dyshuar kibernetik, që është shtetas i huaj, dhe cili posedon një sasi të jashtëzakonshme të informacioneve të kartelave për pagesa që u përkasin konsumatorëve të pafajshëm. Për më tepër, këtë të dyshuar e kemi në paraburgim në territorin amerikan, ku do të përballet me ndjekje penale”, tha ai.

Avdyli u arrestua në korrik të vitit 2026 nga autoritetet në Kosovë, me kërkesë të FBI-së dhe Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Sipas Policisë së Kosovës ai u arrestua në rajonin e Prizrenit nën dyshimet se kishte siguruar në mënyrë të paligjshme të dhëna bankare dhe personale, kryesisht të qytetarëve amerikanë, dhe i kishte publikuar ato në platforma në internet. Në njoftimin për rastin e 21-vjeçarit Avdyli, autoritetet amerikane u zotuan se do të vazhdojnë të shënjestrojnë personat që qëndrojnë prapa krimeve kibernetike dhe kanë për cak shtetasit amerikan.

“FBI-ja është e përkushtuar që të luftojë skemat mashtruese kibernetike dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me partnerët tanë lokalë, shtetërorë, federalë dhe ndërkombëtarë për të shkatërruar dhe penguar këta kriminelë brenda dhe jashtë vendit. Drejtësia nuk njeh kufij, ne do t’iu gjejmë”, tha agjenti special i FBI-së, Alan Karr.

Krimet kibernetike janë në mesin e veprave penale që shpesh kërkojnë bashkëpunim ndërmjet autoriteteve të disa shteteve, për shkak se autorët, viktimat dhe infrastruktura e përdorur mund të gjenden në vende të ndryshme.

Ekstradimi i Avdylit dhe përballja e tij me drejtësinë amerikane vjen pasi shtetasi tjetër kosovar, Ardit Kutleshi, i ekstraduar në SHBA gjatë vitit 2025, e pranoi fajësinë në shtator të këtij viti për vepra penale të lidhura me administrimin e platformës Rydox, përmes së cilës shiteshin të dhëna të vjedhura personale dhe mjete për kryerjen e krimeve kibernetike. Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, përmes kësaj platforme ishin realizuar mbi 7.600 transaksione, me të ardhura prej së paku 232 mijë dollarësh.

Kosova dhe SHBA-ja kanë marrëveshje ekstradimi që nga viti 2019, duke iu mundësuar të dy vendeve që të dorëzojnë persona të kërkuar për ndjekje penale ose për vuajtjen e dënimit për vepra që, sipas ligjeve të të dyja shteteve, parashohin dënim maksimal me më shumë se një vit burgim. Ajo mundëson ekstradimin edhe për krime kibernetike dhe pastrim parash, duke zëvendësuar një traktat të vitit 1901 ndërmjet SHBA-së dhe Mbretërisë së Serbisë, i cili ishte zbatuar më herët edhe në raport me Kosovën./REL

fbi

Sondazh

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit