Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Menjëherë në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, ekipet mjekësore dhe karabinierët, të cilët ndërhynë për nxjerrjen e personave nga automjeti.
ITALI- Një aksident tragjik automobilistik i ka marrë jetën 31-vjeçares shqiptare Emanuela Shahini në Itali, duke lënë në zi familjen dhe komunitetin ku ajo jetonte. E reja, nënë e dy fëmijëve, jetonte prej kohësh në Prata di Pordenone dhe humbi jetën të dielën, më 22 nëntor, pas një aksidenti të rëndë rrugor.
Emanuela ishte duke udhëtuar drejt zonës së Villanova-s, ku do të merrte pjesë në një festë ditëlindjeje familjare. Në automjetin tip “Ford Fiesta” ndodheshin edhe dy fëmijët e saj, përkatësisht 4 dhe 6 vjeç, si dhe një fëmijë tjetër 10-vjeçar.
Aksidenti ndodhi rreth orës 11:30, në rrugën Via Casali Nogherate, në Prata. Sipas mediave italiane, automjeti dyshohet se humbi kontrollin në një kthesë, për shkak të asfaltit të lagur nga reshjet e shiut. Makina doli nga rruga, u përplas fillimisht me një shtyllë betoni dhe më pas u përmbys. Menjëherë në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, ekipet mjekësore dhe karabinierët, të cilët ndërhynë për nxjerrjen e personave nga automjeti.
31-vjeçarja u transportua me urgjencë në spitalin e Pordenones, ku mjekët tentuan ta mbanin në jetë përmes procedurave të reanimacionit. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të tyre, Emanuela ndërroi jetë rreth orës 12:30.
Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe tre fëmijët që udhëtonin me të. Më rëndë paraqitej gjendja e vajzës 4-vjeçare, e cila u transportua me helikopter drejt spitalit Santa Maria della Misericordia në Udine. Ndërkohë, dy fëmijët e tjerë u dërguan në spitalin e Pordenones, ku morën ndihmën mjekësore dhe iu nënshtruan kontrolleve të nevojshme.
Sipas informacioneve të raportuara nga mediat italiane, fatmirësisht asnjëri prej tre fëmijëve nuk ndodhet në rrezik për jetën. Një udhëtim që ishte menduar të ishte një ditë feste dhe gëzimi për familjen përfundoi në tragjedi, duke i marrë jetën 31-vjeçares shqiptare dhe duke lënë pas dhimbje të madhe te të afërmit e saj./Dosja.al
Pamje TROPOJA- Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me erëra të forta dhe stuhi, kanë shkaktuar dëme të shum...
Foto ilustruse BELGJIKA- Një 51-vjeçar shqiptar ka përfunduar në gjykatë në Belgjikë, pasi dyshohet se tentoi të mas...
Foto ilustruse AMERIKA LATINE- Rrjetet kriminale shqiptare po forcojnë gjithnjë e më shumë ndikimin e tyre në Amerikën Lat...
Pamje QAFË- THORE- Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në Qafë-Thore, pas rënies së ndjeshme të temperaturave gjat&...
Pamje FIER- Familja Hasani ka hapur dyert e mortit pas ekzekutimit të 60-vjeçarit Selami Hasani, i cili u vra me armë zjarri mëngj...
Pamje KORÇA- Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë disa zona malore të qarkut të Korçës, s...
Pamje TIRANA- Qytetarët kanë vijuar edhe këtë të hënë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër t&e...
Foto ilustruese DUBAI- Emiratet e Bashkuara Arabe duket se kanë ndryshuar qëndrim ndaj personave të kërkuar ndërkombëtarisht p&e...
Pamje KUKËS- Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë këtë të hënë zonën e Kalimashit në...
Pamje TIRANA- Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, pas moslejimit të protestës paqësore para Krye...