LIVE UPDATES
Bota

Skandal në SHBA/ Pas akuzave për sulm seksual ndaj një studenteje, universiteti amerikan pajis me diplomë 25-vjeçarin

Edhe pse universiteti e shpalli më vonë përgjegjës dhe e përjashtoi përgjithmonë, ai arriti të përfundonte studimet dhe të pranohej në një fakultet juridik.

15 November 2026, 14:59 Nga G.M
Skandal në SHBA/ Pas akuzave për sulm seksual ndaj një
autori

 

SHBA- Një rast që ka shkaktuar reagime të forta në SHBA ka vënë në qendër të kritikave Universitetin Tulane në New Orleans, pasi institucioni i dha diplomën një studenti që po hetohej për sulm seksual. Edhe pse universiteti e shpalli më vonë përgjegjës dhe e përjashtoi përgjithmonë, ai arriti të përfundonte studimet dhe të pranohej në një fakultet juridik.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ngjarja lidhet me Tate Weston, 25 vjeç, i cili u akuzua nga kolegia e tij Cameron Lewis për përdhunim në shtator të vitit 2021, kur të dy studionin në Universitetin Tulane. Sipas dëshmisë së Lewis, ngjarja ndodhi në banesën e saj, ku Weston kishte shkuar pas një takimi. Ajo pretendoi se ai kishte kryer akte seksuale pa pëlqimin e saj dhe kishte përdorur forcë fizike për ta penguar të rezistonte. Pas largimit të tij, studentja telefonoi policinë dhe iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor.

Si arriti të diplomohej gjatë hetimit?

Në mars të vitit 2022, Tulane njoftoi zyrtarisht Weston se ndaj tij kishte nisur një procedurë disiplinore për sulm seksual. Hetimi u pezullua përkohësisht me kërkesë të studentit, për shkak të një hetimi paralel policor. Universiteti e ndaloi të hynte në kampus dhe e pengoi të regjistrohej në kurse të reja. Lewis u sigurua nga zyrtarët se ai nuk mund të diplomohej për sa kohë hetimi ishte në vazhdim.

Por Weston gjeti një mënyrë për të përfunduar studimet. Meqenëse i duheshin vetëm nëntë kredite për diplomim, ai u regjistrua në Universitetin Shtetëror të Teksasit, ku ndoqi kurset e nevojshme. Më pas kërkoi transferimin e krediteve në Tulane, kërkesë që u miratua. Në tetor të vitit 2022, Lewis mësoi se ish-kolegu i saj ishte diplomuar, pavarësisht garancive që kishte marrë nga universiteti.

U shpall përgjegjës dhe u përjashtua, por diploma mbeti e vlefshme

Në prill të vitit 2023, hetimi disiplinor i Tulane përfundoi me konstatimin se provat mbështesnin ankesën e Lewis dhe se Weston ishte përgjegjës për sulm seksual.

Universiteti vendosi ndaj tij masën më të rëndë disiplinore: përjashtimin e përhershëm. Megjithatë, institucioni nuk mundi t'ia revokonte diplomën, pasi rregullat e atëhershme lejonin anulimin e saj vetëm në raste të shkeljeve akademike, si plagjiatura apo mashtrimi.

Kështu, Weston e mbajti diplomën dhe në prill të vitit 2024 u pranua në Fakultetin Juridik të Universitetit Washington and Lee në Virxhinia. Institucioni i ri ishte në dijeni të përjashtimit të tij nga Tulane, por vendosi ta pranonte. Në nëntor të vitit 2024, Lewis u dërgoi drejtuesve të fakultetit dokumentet e hetimit disiplinor dhe shprehu shqetësimin për sigurinë e studentëve të tjerë.

Megjithatë, vetëm në nëntor 2026, pas zhvillimeve të reja të çështjes, universiteti vendosi ta linte Weston me pushim dhe të angazhonte një firmë të jashtme ligjore për të hetuar rastin dhe procesin e pranimit të tij. Hetimi penal përparoi disa vite pas ankesës fillestare. Në dhjetor të vitit 2025, Weston u arrestua, ndërsa në vitin 2026 u akuzua për përdhunim të shkallës së dytë.

Më 12 nëntor 2026, ai arriti një marrëveshje me prokurorinë e New Orleans dhe u deklarua fajtor për dy vepra më të lehta: sulm fizik të shkallës së dytë dhe sulm seksual të kundërvajtjes. Gjykata e dënoi me tre vjet liri me kusht, pa detyrimin për t'u regjistruar si shkelës seksual. Avokatët e tij këmbëngulin se Weston mohon akuzën për përdhunim dhe theksojnë se marrëveshja e pranimit të fajësisë nuk përfshin këtë vepër penale.

“Institucionet që mund të më kishin ndihmuar, më lanë të bllokuar”

Për Cameron Lewis, çështja nuk përfundon me vendimin e gjykatës. Ajo ka folur për pasojat e rënda që ngjarja dhe mënyra se si u trajtua ankesa patën në jetën e saj. Gjatë viteve të hetimit, ajo përjetoi ankth, probleme me gjumin, vështirësi në ndjekjen e mësimeve dhe izolim.

 Madje, vendosi të hidhte shtratin ku kishte ndodhur ngjarja dhe të blinte një të ri, me shpresën se do të mund të flinte pa u përballur vazhdimisht me kujtimet e asaj nate. Në seancën gjyqësore, Lewis iu drejtua Westonit dhe tregoi se përjetimi i saj e kishte çuar deri në mendimin për të braktisur studimet dhe karrierën, ndërsa kishte kaluar edhe periudha të errëta psikologjike. Ajo kritikoi ashpër institucionet që, sipas saj, nuk e mbrojtën kur kishte më shumë nevojë.

“Institucionet që mund të më kishin ndihmuar, në vend të kësaj, më lanë të bllokuar”, u shpreh ajo.

Pas rastit, Tulane njoftoi ndryshimin e politikave të tij, duke mos lejuar më diplomimin e studentëve që janë nën hetim disiplinor për shkelje që mund të çojnë në përjashtim. Universiteti po shqyrton gjithashtu rregullat për revokimin e diplomave. Çështja ka rikthyer debatin në SHBA mbi përgjegjësinë e universiteteve, mënyrën e trajtimit të ankesave për dhunë seksuale dhe mungesën e koordinimit mes institucioneve akademike dhe autoriteteve ligjore./Dosja.al

shba

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...