22 November 2026, 15:20
Nga E.d
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka ushtruar presion të drejtpërdrejtë ndaj zyrtarëve shtetërorë për të mundësuar ndërtimin e një hoteli të lidhur me familjen Trump në qendër të Beogradit. Dokumente dhe dëshmi të siguruara nga gazeta britanike “Financial Times” zbulojnë ndërhyrjet e tij për të hequr pengesat ligjore që lidhen me projektin e mbështetur nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump. Në qendër të skandalit është projekti për shembjen dhe rindërtimin e kompleksit të ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, një ndërtesë e dëmtuar gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 dhe e mbrojtur si trashëgimi kulturore.
Sipas dëshmisë së Dubravka Dukanoviç, ish-drejtoreshë e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Serbi, Vuçiç e kishte qortuar atë dhe kolegët e saj gjatë një takimi në presidencë, duke i quajtur “injorantë” dhe duke u kërkuar të merrnin përgjegjësi për heqjen e statusit të mbrojtjes së ndërtesës. Ajo deklaroi se presidenti kishte këmbëngulur se heqja e mbrojtjes ishte e domosdoshme për realizimin e projektit, ndërsa në fund të takimit kishte paralajmëruar se kushdo që nuk ishte i gatshëm ta mbështeste duhej të jepte dorëheqjen.
“Është e qartë se presidenti ose nuk ishte në dijeni të procedurave ligjore, ose nuk i interesonin ato”, deklaroi Dukanoviç për Financial Times.
Sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta, marrëveshja e investimit, e nënshkruar në maj të vitit 2024, parashikonte shprehimisht se projekti mund të realizohej vetëm pasi ndërtesat të humbnin statusin e tyre si trashëgimi kulturore. Ish-drejtoresha pretendon se nuk kishte asnjë mundësi ligjore për heqjen e mbrojtjes, përveç rastit kur ndërtesa do të shkatërrohej plotësisht. Ajo shtoi se investitorët amerikanë nuk kishin interes për ruajtjen e kompleksit historik.
Projekti mori hov pas takimit mes Vuçiçit dhe Jared Kushnerit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në vitin 2023. Gjatë vitit pasues, sipas dëshmisë së Đukanović, Vuçiç dhe ministri i Financave, Sinisa Mali, zhvilluan disa takime ku kërkuan nga zyrtarët përgjegjës të hiqnin statusin e mbrojtjes së ndërtesës. Çështja shkaktoi protesta të gjera studentore në Serbi, të cilat nisën në fund të vitit 2024 dhe u kthyen në një lëvizje kundër qeverisjes së Vuçiçit dhe dyshimeve për korrupsion.
Në nëntor 2025, partia në pushtet miratoi një ligj të posaçëm për heqjen e mbrojtjes së kompleksit, duke shkaktuar protesta të reja. Një muaj më vonë, ministri i Kulturës, Nikola Selaković, u akuzua për shpërdorim detyre, ndërsa prokuroria ngriti akuza edhe ndaj pasuesit të Dukanoviç, Goran Vasiç, për falsifikim dokumentesh lidhur me heqjen e statusit të trashëgimisë kulturore.
Pas këtyre zhvillimeve, Jared Kushner u tërhoq nga projekti në nëntor 2025. Kompania Atlantic deklaroi se kishte vendosur të largohej pasi rrethanat nuk e lejonin më realizimin e synimeve fillestare të investimit. Ndërkohë, marrëveshja parashikonte që investitori amerikan të merrte pjesë në një sipërmarrje të përbashkët në Beograd, me mundësinë e transferimit të aksioneve te një kompani e lidhur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Projekti do të jepej pa tender publik dhe me përjashtim nga kufizimet që lidhen me statusin e trashëgimisë kulturore.
Vuçiç nuk e ka mohuar përfshirjen e tij në promovimin e projektit. Para zgjedhjeve, ai deklaroi se kishte dashur të sillte investitorë amerikanë në Serbi, të zhvillonte Beogradin dhe të përmirësonte marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Skandali i kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm ka shtuar vëmendjen mbi marrëveshjet e biznesit të personave të lidhur me familjen Trump në Ballkan, ndërsa në Serbi çështja është kthyer në një nga rastet më të diskutuara të ndërthurjes së interesave politike dhe investimeve private./Dosja.al
Aleksandër Vuçiç Jared Kushner Donald Trump
Bota
22 November 2026, 15:10
E.d
Benjamin Netanyahu dhe Gadi Eisenkot
IZRAEL- Një raund i ri negociatash për formimin e qeverisë së re në Izrael ka nisur mes partis&e...
Bota
22 November 2026, 14:58
G.M
pamje
UKRAINË- Një sulm me dron rus ka goditur mëngjesin e sotëm një ndërtesë banimi pesëkatëshe në r...
Bota
22 November 2026, 14:00
G.M
Igor Dodik, djali i Millorad Dodikut, është mandatari për formimin e qeverisë së re të Republikës Sërpska.
Presidenti ...
Bota
22 November 2026, 13:37
G.M
COP31
TURQI- Negociatat në samitin e OKB-së për klimën, COP31, që po zhvillohet në Antalia të Turqisë, kanë hyr&e...
Bota
22 November 2026, 13:26
G.M
agjentët e ICE
SHBA- Guvernatori demokrat i shtetit të Uashingtonit, Bob Ferguson, ka kritikuar ashpër Shërbimin Amerikan të Imigraci...
Bota
22 November 2026, 12:19
G.M
Donald Trump
SHBA- Një propozim i ri i administratës së Donald Trump për t'i ofruar Ukrainës garanci kolektive sigurie, të ngjas...
Bota
22 November 2026, 12:16
G.M
pamje
GALAPAGOS- Reshjet e dendura të shiut, të lidhura me fenomenin klimatik El Niño, kanë shkaktuar përmbytje të rënda ...
Bota
22 November 2026, 11:16
G.M
Teherani është përballur shpesh me mungesa të energjisë elektrike dhe ndërprerje të rrymës, pavarësisht se zot&eum...
Bota
22 November 2026, 11:06
G.M
Bitcoin
SHBA- Tregu i kriptomonedhave është përfshirë nga luhatje të forta, ndërsa Bitcoin ka regjistruar rënien m&e...
Bota
22 November 2026, 09:32
G.M
Theresa May
BRITANI- Ish-kryeministrja britanike Theresa May ka kundërshtuar çdo përpjekje për të rihapur debatin mbi rikt...