17 November 2026, 14:53
Nga E.d
Millan Radoiçiç
Millan Radoiçi, i cili e kishte marrë përgjegjësinë për udhëheqjen e sulmit të armatosur në veri të Kosovës më 2023, nuk është paraqitur më 15 nëntor në stacionin policor të Savski Venacit në Beograd, siç është i detyruar sipas vendimit të Gjykatës së Lartë në këtë qytet. Kështu raportoi më 17 nëntor Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), duke iu referuar burimeve të veta.
Gjykata e Lartë në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë (REL) se nuk do ta bëjë të ditur asnjë informacion që vjen nga policia.
"Mbetemi në të njëjtin qëndrim që ju kemi dërguar dje", thuhet në përgjigjen e gjykatës.
Bëhet fjalë për qëndrimin se Gjykata e Lartë në Beograd po mbikëqyr zbatimin e masës së shqiptuar ndaj Radoiçiqit, sipas së cilës ai duhet të paraqitet në polici, dhe se "në bashkëpunim me organet kompetente po ndërmerren të gjitha veprimet e parapara për kontrollin e respektimit të detyrimit të shqiptuar".
REL-i u përpoq të kontaktonte edhe avokatin Goran Petronijeviq, i cili e përfaqëson Radoiçiqin, por ai nuk iu përgjigj telefonatave dhe mesazheve. Radoiçiq, i cili kërkohet nga policia ndërkombëtare, INTERPOL, për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës, është nën hetime nga Prokuroria e Lartë Publike në Serbi.
Ndërkohë, prokurorët në Kosovë i ngarkojnë 45 persona për këtë sulm, në të cilin mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës. Tre prej sulmuesve janë dënuar, ndërsa të tjerë të dyashuar, përfshirë Radoiçiqin, janë në arrati.
Në kohën e sulmit në Banjskë, Radoiçiq ishte nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, e cila deri më tani ka vepruar me mbështetjen e Partisë Përparimtare Serbe dhe ish-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Që nga tetori i vitit 2023, Radoiçiq e ka pasur për detyrë të paraqitet në stacionin policor më datat 1 dhe 15 të çdo muaji, ndërsa pasaporta i është konfiskuar. Sipas deklarimeve të mëhershme të Gjykatës së Lartë, ai e ka përfillur këtë masë deri më tani. Megjithatë, më 13 nëntor, në publik u shfaqën pretendime jozyrtare se Radoiçiq ishte arratisur në Rusi.
Radoiçiq është, gjithashtu, nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të akuzave për krim të organizuar dhe korrupsion. Ai u pa për herë të fundit në publik para zgjedhjeve të 25 tetorit në Serbi, kur mori pjesë në tubimin parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe në Kragujevc.
Më herët, nga Serbia është larguar Zvonko Vesellinoviq, biznesmen nga veriu i Kosovës dhe deri vonë bashkëpunëtor i Radoiçiqit. Sipas konfirmimit që REL-i mori nga burime të sigurisë në Bosnje e Hercegovinë, ai udhëtoi me aeroplan nga Sarajeva drejt Turqisë më 11 nëntor, duke përdorur pasaportën serbe. Me të ishte edhe vëllai i tij, Zharko Vesellinoviq. Të dy, sikurse Radoiçiqi, janë nën sanksionet amerikane, për shkak të akuzave për krim të organizuar dhe korrupsion./REL
Millan Radoiçi Beograd polici
Bota
17 November 2026, 14:48
G.M
foto ilustruese
SHBA- Një sulm i gjerë kibernetik ka vënë në shënjestër 178 faqe interneti të organizatave t&eu...
Bota
17 November 2026, 14:45
G.M
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e cilësoi si “operacion të paprecedentë” sulmin e forca...
Bota
17 November 2026, 14:44
E.M
KINË- Udhëehëqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka tërhequr vëmendjen pas vizitës së tij në një ve...
Bota
17 November 2026, 14:42
E.d
Pamje
PRAGA- Një aksident rrugor ka ndodhur në Pragë, ku dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas një deklarate nga ...
Bota
17 November 2026, 14:42
G.M
Vladimir Potani
RUSI- Një nga betejat më të mëdha ligjore të divorcit në Britani pritet të zhvillohet në Lond&e...
Bota
17 November 2026, 14:40
G.M
Donald Trump
KINA- Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë e një takimi kokë më kokë m...
Bota
17 November 2026, 12:15
E.d
ryeministri ukrainas, Serhiy Koretskiy
Ukraina po bën gjithçka që mundet për t'u mbrojtur nga sulmet e Rusisë, të cilat synojn...
Bota
17 November 2026, 10:26
E.d
Një vepër artistike që shfaq udhëheqësit e SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
Takimi i parë trepalësh mes presidentit...
Bota
17 November 2026, 09:30
E.d
Foto ilustruse
140 politikanë të rinj bëhen sot pjesë e parlamentit të ri të Serbisë. Përfaqësuesit e Listës...
Bota
17 November 2026, 09:15
E.d
Steve Witkoff dhe Jared Kushner
SHBA- Një iniciativë e re diplomatike për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë ësht&e...