17 November 2026, 14:44
Nga E.M

KINË- Udhëehëqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka tërhequr vëmendjen pas vizitës së tij në një vendpushim skish pranë kufirit kinez ndërsa shihet duke pirë duhan, me syze dielli dhe i shtrirë në një kolltuk lëkure. Imazhet e tij u publikuan ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump ngriti mundësinë e një takimi tjetër me udhëheqësin e Koresë së Veriut më vonë këtë javë, në kuadër të vizitës së tij në Kinë.
“Mund të takohemi me Kim Jong Un, kështu që kjo do të ishte mirë”, pohoi Trump para gazetarëve duke shtuar se nëse Kim do ta bëjë udhëtimin varet nga Presidenti kinez Xi Jinping Kujtojmë se presidenti amerikan ishte takuar tre herë me Kim gjatë mandatit të tij të parë presidencial.
Mediat shtetërore të Koresë së Veriut thanë se Kim Jong-un vizitoi zonën turistike Samjiyon pranë kufirit verior të vendit me Kinën të dielën dhe të hënën, së bashku me anëtarë të familjes së tij dhe zyrtarë të partisë në pushtet. Në pamjet e publikuara nga agjencia zyrtare e lajmeve KCNA, udhëheqësi i Koresë së Veriut shihet duke buzëqeshur, duke pirë duhan dhe duke shijuar pamjen, me gruan e tij, Ri Sol-ju, që qëndron pas tij.
Qyteti i Samjiyon ndodhet pranë kufirit kinez dhe në një distancë të shkurtër nga mali Paektu i cili konsiderohet nga koreano-veriorët si vendlindja e shenjtë e babait të udhëheqësit aktual, Kim Jong Il.
Gjatë turit të tij në kompleksin turistik, i cili përfshin vendpushime skish dhe hotele, Kim shprehu kënaqësinë e tij me cilësinë e ndërtimit. Udhëheqësi i Koresë së Veriut tha se të gjitha objektet janë të patëmetë, pasi ato janë ndërtuar me shumë vëmendje ndaj detajeve. Agjencia shtetërore tha gjithashtu se Kim ishte i impresionuar nga peizazhi, i cili i kujtoi atij një qytet të ndërtuar në pyll./Dosja.al
Kim Jong Un
Bota
17 November 2026, 14:42
E.d
Pamje
PRAGA- Një aksident rrugor ka ndodhur në Pragë, ku dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas një deklarate nga ...
Bota
17 November 2026, 14:42
G.M
Vladimir Potani
RUSI- Një nga betejat më të mëdha ligjore të divorcit në Britani pritet të zhvillohet në Lond&e...
Bota
17 November 2026, 14:40
G.M
Donald Trump
KINA- Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë e një takimi kokë më kokë m...
Bota
17 November 2026, 12:15
E.d
ryeministri ukrainas, Serhiy Koretskiy
Ukraina po bën gjithçka që mundet për t'u mbrojtur nga sulmet e Rusisë, të cilat synojn...
Bota
17 November 2026, 10:26
E.d
Një vepër artistike që shfaq udhëheqësit e SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
Takimi i parë trepalësh mes presidentit...
Bota
17 November 2026, 09:30
E.d
Foto ilustruse
140 politikanë të rinj bëhen sot pjesë e parlamentit të ri të Serbisë. Përfaqësuesit e Listës...
Bota
17 November 2026, 09:15
E.d
Steve Witkoff dhe Jared Kushner
SHBA- Një iniciativë e re diplomatike për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë ësht&e...
Bota
17 November 2026, 09:10
E.d
Foto ilustruse
Bashkimi Evropian ka shtuar më shumë se njëqind organizata dhe individë të tjerë në listën e sanksionev...
Bota
17 November 2026, 08:57
E.d
Pamje
MEKSIKA- Gazetari 50-vjeçar Camilo Rodriguez është vrarë me armë zjarri në qytetin Heredia të Kosta Rikës, pas...
Bota
17 November 2026, 08:45
E.d
Foto ilustruse
Në përpjekjet për ashpërsimin e rregullave të migracionit, Gjermania dhe katër shtete të BE-së synojn&e...