10 February 2024, 20:33
Nga DOSJA
DURRES - Në mbrëmje të së shtunës, u zhvilluan edhe dy takime të javës së 23-të të Abissnet Superiores. Dinamo mori fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke fituar me përmbysje derbin me Partizanin. Futbollistët e trajnerit Dritan Mehmeti fituan 2-1 në “Niko Dovana”, në një përballje mjaft emocionuese.
Pjesa e parë ishte mjaft e mirë për “Demat”, të cilët shënuan pas 10 minutash lojë me anë të Mba, ndërsa 10 minuta më vonë edhe pse Cara shënoi të dytin, por VAR e anuloi golin e dytë për kampionët në fuqi.
Në pjesën e dytë, Dinamo u zgjua dhe fillimisht barazoi rezutlatin me anë të Kaccorrit (56’). Lorenco Vila u bë njeriu i ndeshjes 2 minuta para fundit të kohës së rregullt, teksa realizoi golin e përmbysjes 2-1, duke i dhënë pikët e plota “nëndetëses blu”.
Sulmuesi la fushën e lojës pas golit, pasi mori kartonin e dytë të verdhë. Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe Dinamo shkon në kuotën e 31 pikëve. Partizani mbetet në vendin e dytë me 37 pikë, po aq sa dhe Vllaznia që fitoi 2-1 në shtëpi me skuadrën e Teutës.
Për kuqeblutë e Vllaznisë fillimisht realizoi Ildi Gruda në minutën e 26-të. Durrsakët barazuan me 17-vjeçarin Arifi në minutën e 72-të, ndërkohë që në minutën e 83-të Mehdi Çoba, i ardhur nga stoli do të realizonte golin e fitores 2-1 për Vllazninë, që përveç tri pikëve, rregjistron edhe ndeshjen e nëntë pa humbje për shkodranët.
B.T (Dosja.al)
Sport
10 February 2024, 20:17
RROGOZHINE - Në startin e javës së 23-të të Abissnet Superiores, bardhezinjtë e Laçit arritën të marrë nj&eu...
Sport
10 February 2024, 15:19
TURQI - Eduart Rroca me skuadër të re. 30-vjeçari nga Librazhdi është larguar nga Istanbulspori, skuadër ku mbante shiritin e ...
Sport
10 February 2024, 15:14
ITALI - Cristian Shpendi nuk ndalet. Sulmuesi i talentuar i Shqipërisë U21, është shfaqur sërish protagonist te Cesena. Skuadër q&...
Sport
10 February 2024, 15:10
AFRIKE E JUGUT - Kampionia e atlete e Afrikës së Jugut, Caster Semenya këmbëngul se ajo është e vendosur të "luftoj...
Sport
10 February 2024, 14:00
FRANCE - Randal Kolo Muani, sulmuesi i PSG-së ka folur për jetën e tij të re në radhët e kampionëve të Francës, d...
Sport
10 February 2024, 13:30
Ish-kandidatja për presidente e Francës, Valerie Pecresse premton të ndihmojë PSG-në të gjejë një stadium në Pari...
Sport
10 February 2024, 13:00
SPANJE - Pak javë më parë, Joana Sanz njoftoi ndjekësit e saj se do t'i duhej pak kohë për t'u shkëputur plot&eum...
Sport
10 February 2024, 12:30
SPANJE - Barça pret Granadën këtë të dielë (21:00) pasi ka marrë pak frymë pas humbjes së dhimbs...
Sport
10 February 2024, 12:25
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania “Sigal Uniqa Group Austria” që prej vitit 2016-të vijojnë të kenë nj...
Sport
10 February 2024, 12:00
ITALI - Djed Spence, mbrojtësi anglez 23-vjeçar, ka kujtuar këtë të premte një histori shumë të veçantë ...