2 May 2024, 17:00
Nga DOSJA

ANGLI - Sulmuesi i West Ham, Michail Antonio, zbuloi për podkastin e 'Footballer's Football' se çfarë dëgjoi nga diskutimi mes Jürgen Klopp dhe Mohamed Salah në ndeshjen kundër Liverpool-it, i cili u shënua nga momenti i tensionuar mes trajnerit dhe lojtarit të Reds te vija anësore, pak çaste para se egjiptiani të hynte në fushë.
“Në thelb, ajo që ndodhi është ajo që është diskutuar nga djemtë në terrenin stërvitor. Kur lojtarët e Liverpool janë gati të hyjnë në fushë, Klopp gjithmonë i përqafon ata dhe u thotë 'fat të mirë'. Kur Mo (Salah) po hynte, filloi të ecte në drejtimin tjetër duke rregulluar mbrojtëset e këmbëve”,- ka nisur duke kujtuar anglezi.
Dhe ai vazhdoi: "Klopp zgjati dorën dhe dora e tij mbeti në ajër për disa momente. Kur Mo ndaloi së rregulluari mbrojtëset, ai i dha atij një 'high-five' të thjeshtë. Sigurisht që Klopp kjo nuk i pëlqeu dhe tha 'A dëshiron të ulesh përsëri?'
Antonio siguroi gjithashtu se e kupton zhgënjimin e tyre, pasi Liverpool humbi gjithçka në luftën për titullin e Premierligës ditët e fundit. “Duke ditur se kush janë ata dhe duke marrë parasysh atë që kanë bërë këtë sezon, dhe faktin që titulli po ikën, tensioni do të jetë gjithmonë më i lartë. Sigurisht që do të ketë shumë zhgënjim dhe mendoj se këto janë gjëra normale, në fund të fundit edhe ata janë njerëz”, përfundoi ai.
Duhet theksuar se Liverpooli zë vendin e 3-të në Premier League me 75 pikë, lideri Arsenal ka 80, ndërsa Man City mbetet në vendin e dytë, me 79 dhe një ndeshje më pak.
B.T (Dosja.al)
Sport
2 May 2024, 16:44
ZVICER - UEFA ka zbuluar formacionin ideal të ndeshjeve të para gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të cilat u luajt&...
Sport
2 May 2024, 16:41
ITALI - Ardian Ismajli nuk luan prej 10 marsit, kur doli i dëmtuar në përballjen mes Milanit dhe Empolit. Mbrojtësi kuqezi vuante nga n...
Sport
2 May 2024, 16:39
ANGLI - “Daily Mail” raporton këtë të enjte në Angli, se Tim Steidten, drejtori teknik i West Hamit, i është ndaluar...
Sport
2 May 2024, 16:37
ANGLI - Pas skualifikimit të marrë nga FIGC (Federata Italiane e Futbollit) tetorin e kaluar, Sandro Tonali u pezullua edhe nga FA (Federata...
Sport
2 May 2024, 16:21
SPANJE - Real Madrid do të përballet me ndeshjen e 34-të të La Liga me synimin për të arritur një fitor...
Sport
2 May 2024, 16:07
TIRANE - Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se është arritur akordi, që finalja e m...
Sport
2 May 2024, 15:57
SPANJE - Trajneri i Real Valladolid, Paulo Pezzolano, siguroi këtë të enjte, në një konferencë për shtyp, se pres...
Sport
2 May 2024, 15:37
GJERMANI - Jamie Carragher, ish- futbollisti i Liverpool-it dhe bashkëpunëtor aktual në programin CBS Sports Golazo, përje...
Sport
2 May 2024, 15:16
ANGLI - Pas eliminimit të FA Cup, dhe me daljen nga Europa League, opsionet e largëta për të kaluar Manchester City dhe Arsenal ...
Sport
2 May 2024, 12:20
ANGLI - UEFA Conference League ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, me kompeticionin që është bërë gati...