30 October 2025, 16:54
Nga DOSJA

ANGLI - Liverpooli po kalon një krizë rezultatesh që duket se nuk ka fund. Këtë të mërkurë, Reds u eliminuan nga Kupa e Ligës në raundin e parë kundër Crystal Palace në Anfield.
Një humbje 0-3 që nuk u pëlqeu tifozëve të klubit, të cilët po e fajësojnë trajnerin e tyre, Arne Slot. Trajneri holandez zgjodhi një formacion titullar me shumë fytyra të reja, duke mos përfshirë pothuajse asnjë titullar të rregullt. Të vetmit dy ishin Milos Kerkez dhe Mac Allister.
Calvin Ramsey, Trey Nyoni, Kieran Morrison dhe Rio Ngumoha debutuan në Kupën Carabao kundër Crystal Palace, një nga zbulimet e sezonit deri më tani. Përzgjedhja e skuadrës nga Slot zemëroi ish-mbrojtësin e Liverpoolit dhe Anglisë, Stephen Warnock.
"Arne praktikisht e ka pranuar se skuadra nuk është mjaftueshëm e fortë", i tha ai BBC-së. "Ata janë një skuadër e Ligës së Kampionëve dhe ai po ankohet që luan çdo ditë. Ai e di që kjo do të ndodhë. Mendova se po nxirrte shumë justifikime", përfundoi ai.
Ish-lojtari i kombëtares skoceze, Pat Nevin, gjithashtu e kritikoi Arne Slot. "Ai ka treguar se Kupa e Ligës është dytësore për të. Tifozët e Liverpoolit, të cilët nuk janë budallenj, do ta kuptojnë gabimin e tij", komentoi ai.
Ish- ojtari i Premier Ligës vuri në dyshim aktivitetin e transferimeve të Reds: "Ata janë përqendruar vetëm te emra të mëdhenj me shuma të mëdha parash në vend që të kenë një skuadër më të fortë, dhe kjo duket."
Ndeshja e radhës e Liverpoolit është këtë të shtunë kundër Aston Villas në Anfield, tre ditë para se të presë Real Madridin në Ligën e Kampionëve dhe më pak se një javë para se të vizitojë Manchester Cityn e Pep Guardiolës. Kalendari është i vështirë, sfida e madhe.
B.T (Dosja.al)
Sport
30 October 2025, 16:42
SPANJE - Spotify Camp Nou pritet të hapë dyert për tifozët e Barçës për herë të parë më 7 n...
Sport
30 October 2025, 16:28
GJERMANI - Luis Díaz e ka nisur shumë mirë sezonin me Bayern Munich. Fillimi i sezonit nga kolumbiani ka qenë i jashtëzak...
Sport
30 October 2025, 16:08
ARABIA SAUDITE - Jemi mësuar që Cristiano Ronaldo bie në dashuri me çdo makinë sportive dhe menjëherë (ose...
Sport
30 October 2025, 15:56
SPANJE - Xabi Alonso vazhdon të përmirësojë stilin e tij të lojës te Real Madridi. Disa ndryshime kanë ndodhur te&n...
Sport
30 October 2025, 15:42
SPANJE - ‘El Clásico’ e fundit në Santiago Bernabéu ishte plot emocione, por jo domosdoshmërisht për arsye sportive.
L...
Sport
30 October 2025, 15:25
MAROK - Maroku ka refuzuar t'u nënshtrohet kërkesave të Argjentinës, të udhëhequr nga superylli i saj Lionel Messi.
Sipas gazetar...
Sport
30 October 2025, 15:11
SPANJE - Real Madridi dhe promotori i Superligës Europiane, A22 Sports Management, do të kërkojnë më shumë se 4 miliardë euro...
Sport
30 October 2025, 15:02
Paul Scholes (majtas) në periferi të një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve
ANGLI - Në një intervistë prek&...
Sport
30 October 2025, 14:47
SHBA - Ende nën kontratë me Inter Miami, ku ai e zgjati së fundmi deri në vitin 2028, Lionel Messi mund të kishte luajtur pë...
Sport
30 October 2025, 14:33
SHBA - 6 prill 2010. Nata e Ligës së Kampionëve në Camp Nou. Arsenali kryesonte 1-0 kundër Barcelonës, por brenda dy minutash, Lio...