6 September 2026, 20:52
Nga DOSJA

ELBASAN - Dinamo ka mposhtur 2-1 Elbasanin në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e tretë të kampionatit. Skuadra kryeqytetase përmbysi avantazhin e verdhebluve dhe regjistroi fitoren e dytë sezonale, duke shkuar në 6 pikë.
Elbasani kaloi i pari në avantazh në minutën e 25-të. Nikaj përfitoi nga një top i gjatë në thellësi dhe, pasi doli përballë Teqjes, e kaloi topin mbi portierin e Dinamos.
Reagimi i bluve erdhi në minutën e 37-të. Pas një goditjeje nga këndi, topi përfundoi te Berisha, i cili gjuajti dhe barazoi rezultatin. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-1.
Në fraksionin e dytë, Dinamo kërkoi më shumë golin dhe e gjeti në minutën e 64-t. Pas një tjetër goditjeje nga këndi, Hoxhallari gjuajti me kokë dhe topi përfundoi te Vila, i cili e devijoi në rrjetë për përmbysjen e rezultatit në 2-1.
Elbasani tentoi të reagonte në minutat e mbetura, por Dinamo arriti të ruante avantazhin deri në fund. Me këtë fitore, Dinamo shkon në 6 pikë pas tri ndeshjeve të para të kampionatit, ndërsa Elbasani mbetet me 2 pikë…
B.T (Dosja.al)
Sport
6 September 2026, 18:42
ITALI - Momente paniku në sfidën mes Juve Stabia dhe Pisa-s. Pak pas minutës së 40-të, mbrojtësi bullgar i skuadrës mike, Ros...
Sport
6 September 2026, 18:28
ITALI - Kimi Antonelli ka shkruar historinë në Monza me një nga rikthimet më spektakolare të viteve të fundit në Formula 1. P...
Sport
6 September 2026, 18:25
Tirana më në fund gjen fitoren e parë në këtë sezon të Abissnet Superiore. Bardheblutë dhuruan një paraqitje bind&e...
Sport
6 September 2026, 14:26
ITALI - Gianluigi Buffon shikon drejt së ardhmes, pasi të mbarojë koha e tij si udhëheqës i ekipit kombëtar të Italisë...
Sport
6 September 2026, 14:19
ITALI - Tensioni në fushë ishte i lartë, me protesta nga Bergamo pas përjashtimit të Gaetanos, por jo vetëm kaq: rikthimi 2...
Sport
6 September 2026, 14:09
ITALI - Real Madridi humbet, ndërsa Interi fiton: nga një këndvështrim i caktuar, nuk mund të kishte një qasje m&...
Sport
6 September 2026, 13:56
ANGLI - Fulhami i Arbeloas tronditet: Crystal Palace rikthehet dhe i shkakton Fulhamit humbjen e tretë në Premier League
Tre ndeshje në Premie...
Sport
6 September 2026, 13:43
Grimaldo në San Mamés
SPANJE - Do të ishte po aq larg të vërtetës të veçohej Grimaldo për h...
Sport
6 September 2026, 13:32
SPANJE - UEFA ka caktuar Michael Oliver të arbitrojë Real Madrid-Inter Milan, ndeshja e parë e fazës së grupeve të Ligë...
Sport
6 September 2026, 12:00
SPANJE - Jules Koundé është në një pikë kthese në karrierën e tij te FC Barcelona. Pasi mbërriti në v...