19 May 2023, 17:26
Nga DOSJA

ANGLI - Nuk e kemi ende datën, por tashmë është një luftë premtuese. Mbrëmjen e kësaj të enjte, Francis Ngannou pranoi në parim një ndeshje që mund të shënojë karrierën e tij.
Ish-kampioni i peshave të rënda të UFC-së, i cili sapo i është bashkuar PFL (Professional Fighters League), një organizatë amerikane, do të marrë pjesë në një ndeshje boksi përpara se të kthehet në oktagon vitin e ardhshëm. Ashtu siç ishte parashikuar që nga janari, ai do të ndeshjet kundër anglezit Tyson Fury.
Njeriu me katër rripa kampion bote në peshat e rënda, po kërkonte një kundërshtar të denjë për të. "Unë i kam provuar të gjithë, por askush nuk dëshiron të përballet me mua,"- ka deklaruar ai.
Por pas apelit të tij të pasuksesshëm, drejtuar luftëtarëve të ndryshëm (ukrainas Oleksandr Usyk, anglezi Anthony Joshua dhe amerikani Andy Ruiz Jr.), dëshira e tij më në fund u plotësua. “Kam qenë këtu gjatë gjithë kohës, Tyson. Pra, nëse asnjë prej këtyre boksierëve nuk dëshiron të përballet me ty, le ta zyrtarizojmë luftën”,- është përgjigjur boksieri kamerunas në Twitter.
Fituesi i ndeshjes ndaj Vladimir Klitschko në 2015, i cili mbetet në 34 fitore radhazi, nuk u zvarrit për të treguar kënaqësinë e tij: “Francis Ngannou, qull i madh, unë jam babai yt. Unë jam njeriu më i rrezikshëm në planet dhe do të të bëj goditjen më të madhe të jetës tënde, o endacak. Firmose kontratën, idiot i madh”. Ngannou, i cili është mbiquajtur "Predator", është paralajmëruar tashmë.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 May 2023, 17:04
FRANCE - Pas 35 xhirove të luajtura në Ligue 1, PSG është në krye me 81 pikë nga 105 të mundshme. Për rrjedhoj&eu...
Sport
19 May 2023, 16:46
BERMUDA - Mesfushori sulmues Marco Warren (29 vjeç) mbeti viktimë e një aksidenti automobilistik, futbollisti i zgjedhur tre herë si loj...
Sport
19 May 2023, 16:29
ITALI - Seria A nuk vdes! Tri skuadra nga Italia janë kualifikuar në finalet e tri kupave kontinentale këtë sezon: Interi në Cha...
Sport
19 May 2023, 15:11
ANGLI - Sulmuesi brazilian Lucas Moura do të largohet nga ekipi i Tottenham Hotspur në fund të këtij sezoni, bëri të ditur klubi l...
Sport
19 May 2023, 12:36
ITALI - Me Luciano Spallettin në stol, napolitanët janë rritur këtë sezon dhe tekniku është bërë trajneri m&eu...
Sport
19 May 2023, 12:16
TIRANE - Kanë përfunduar punimet e Asamblesë së Jashtëzakonshme të Federatës Shqiptare të Atletikës (FSHA). Tault...
Sport
19 May 2023, 11:39
GJERMANI - Jurgen Klopp, trajneri aktual i Liverpoolit, nuk e ka harruar ish-skuadrën e tij. Tekniku gjerman kërkon që Borussia Dortmund t...
Sport
19 May 2023, 11:03
HONG KONG - Jo më pak se 23 persona, përfshirë 11 futbollistë dhe një trajner, janë arrestuar në Hong Kong për pjes&eu...
Sport
19 May 2023, 11:00
FRANCE - Problemet nuk ndalen te Toulouse. Pas polemikave rreth Zakaria Aboukhlal, për shkak të ofendimeve ndaj një deputeti të qy...
Sport
19 May 2023, 10:46
ANGLI - Newcastle është një fitore larg rikthimit në fazën e grupeve të Champions League pas 20 vitesh, falë një&nb...