Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Egnatia, kampionia e Shqipërisë në ndeshjen e parë sfidon gjigantët portugezë në transfertë, ndërsa në shtëpi e nis ndaj danezëve

FRANCE - Sot në orën 13:00 u hodh shorti i fazës së ligës së Conference League për sezonin 2026/27, një moment i veçantë për futbollin shqiptar, por mbi të gjitha për Egnatian.
Skuadra nga Rrogozhina do të jetë pjesë e kësaj faze të kompeticionit europian, duke regjistruar një tjetër moment historik në këtë epokë të klubit.
Egnatia do të jetë pjesë e shortit në vazon e gjashtë, së bashku me Thun, CSKA Sofia, Kauno Žalgiris, Mjällby dhe Iberia Tbilisi. Përballë skuadrës rrogozhinase mund të vijnë emra të njohur të futbollit europian, pasi në vazot e tjera ndodhen skuadra me një histori dhe eksperiencë të madhe në arenën ndërkombëtare.
Për klubin rrogozhinas kjo është një arritje historike, por suksesi merr një rëndësi edhe më të madhe për futbollin shqiptar. Hera e fundit që një skuadër shqiptare ishte pjesë e kësaj faze të një kompeticioni europian ishte Skënderbeu, afro një dekadë më parë.
Tashmë, Egnatia ka mundësinë të rikthejë Shqipërinë në një fazë të rëndësishme të futbollit europian dhe të përballet me skuadra të njohura të kontinentit.

Kur do të zhvillohen ndeshjet?
Faza e ligës së Conference League do të zhvillohet në gjashtë javë. Egnatia do ta nisë aventurën më 15 tetor, kur është programuar java e parë, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet më 22 tetor.
Më pas, ndeshjet do të vijojnë më 5 nëntor për javën e tretë, më 26 nëntor për javën e katërt, më 10 dhjetor për javën e pestë dhe më 17 dhjetor do të zhvillohet java e gjashtë dhe e fundit e fazës së ligës.
Tashmë mbetet vetëm shorti elektronik për të zbuluar kundërshtarët e Egnatias dhe për të nisur zyrtarisht një prej aventurave më të mëdha europiane në historinë e klubit rrogozhinas.






B.T (Dosja.al)
FRANCE - Sot, në Monako, në orën 13:00, UEFA hedh shorti i fazës së ligës së Europa League për sezonin 2026/27. Gjiths...
NORVEGJI - Vdekja e Mbretit Harald V të Norvegjisë, i cili vdiq në moshën 89 vjeç në Rikshospitalet në Oslo pas më s...
SPANJE - Polemikat rreth përplasjes së Julian Alvarez me Atletico Madrid vazhdojnë... Argjentinasi, një objektiv i Ba...
ITALI - Alvaro Morata është gati të kthehet në Spanjë. Sulmuesi, i cili mbush 34 vjeç në tetor, do të largohet nga C...
Nga Endi Tufa TIRANE - Dy eliminime në transfertë, të dyja pas 90 minutave, por një bilanc që vlen shumë më tepër se ...
NIGERI - Ibrahim Gusau dha dorëheqjen si president i Federatës së Futbollit të Nigerisë të enjten pas presionit në rritje q...
Kroati Igor Matanovic (djathtas) e mbylli sezonin e kaluar me 15 gola në të gjitha garat GJERMANI - Kroati Igor Matanovic u largua nga Eint...
FRANCE - Kur u pyet të enjten pas shortit të Ligës së Kampionëve, Nasser Al-Khelaïfi mbeti i matur në diskutimin e ambiciev...
ANGLI - E ardhmja e argjentinasit në Stamford Bridge mbetet në dyshim të madh, me Manchester Cityn që pritet të nisë nj&eum...
HUNGARI - Sipas informacioneve nga autoritetet lokale, ish-mesfushori hungarez u zhduk më 18 gusht dhe që atëherë nuk ka pasur asnjë ...