2 May 2024, 17:52
Nga DOSJA
Jorginho ishte një nga ata që u tregua i hapur ndaj ndryshimeve dhe nuk donte të fshihte identitetin e tij
ITALI - Programi televiziv italian ‘Le Iene’, i njohur për shakatë që bën me figurat sportive italiane, ka kryer një eksperiment javët e fundit me rezultate befasuese.
Ideja ishte e qartë: të kontaktojmë lojtarët më të mirë, si nga Seria A, ashtu edhe të tjerë me përvojë në kampionatin italian, dhe t'u ofrojmë mundësinë e transferimit në Arabinë Saudite në këmbim të një kontrate me një pagë prej 30 milionë eurosh në vit.
Shifrat ishin befasuese, me 88% të lojtarëve të anketuar, të cilët u treguar të gatshëm për të lënë futbollin evropian për milionat e sauditëve.
Ndër lojtarët që refuzuan propozimet e bëra ishin emra si Mattia Perin (Juventus), Federico Bernardeschi (Toronto), Lorenzo Pellegrini (Roma), Mattia Zaccagni (Lazio), ose Giovanni Simeone (Napoli). Ndër ata që ishin të hapur për ndryshim dhe që pranuan që identiteti i tyre të zbulohej janë Jorginho (Arsenal), Mario Balotelli (Adana Demirspor), Giacomo Bonaventura (Fiorentina) dhe Stefano Sensi (Inter).
Në videon e publikuar, ‘Le Iene’ ndan disa nga përgjigjet me një zë të shtrembëruar, nga këta katër lojtarë që thane “Po” në mënyrë eksplicite.
Jorginho: "Nëse kam një ofertë konkrete nga dikush, jam gjithmonë i gatshëm ta dëgjoj. Qoftë propozim, apo interesa. Një pagë 30 milionë euro në vit? Po, mund të kontaktoni me agjentin tim."
Balotelli: "Unë mund të shkoj atje, po. Kjo varet, natyrisht, nga ajo që ata më ofrojnë. Mund të ulemi dhe t'i bëjmë gjërat pak më formalisht për t'i kuptuar gjërat. Një rrogë prej 30 milionë në vit? Kjo është mirë."
Bonaventura: “Kontrata ime përfundon për një vit dhe ndoshta do të ndërroj ekip dhe do të shkoj në Arabinë Saudite”.
Sensi: "Po, do të flas me agjentin tim dhe do t'ju telefonoj. Është e qartë që kur përballeni me këto opsione, në fund të fundit, për ata që shkojnë atje, është një shenjë se paratë kanë rëndësi."
B.T (Dosja.al)
Sport
2 May 2024, 17:29
ANGLI - “The Independent” zbulon se Borussia Dortmund mirëpret rikthimin e Jürgen Klopp në klub dhe madje po mendon që në...
Sport
2 May 2024, 17:16
SPANJE - Gruaja e Dyego Sousa, sulmuesit portugez të Alcorcón, në divizionin e dytë spanjol, shkatërroi Ferrarin e lojtarit nat&eum...
Sport
2 May 2024, 17:00
ANGLI - Sulmuesi i West Ham, Michail Antonio, zbuloi për podkastin e 'Footballer's Football' se çfarë dëgjoi nga diskutimi mes J&uu...
Sport
2 May 2024, 16:44
ZVICER - UEFA ka zbuluar formacionin ideal të ndeshjeve të para gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të cilat u luajt&...
Sport
2 May 2024, 16:41
ITALI - Ardian Ismajli nuk luan prej 10 marsit, kur doli i dëmtuar në përballjen mes Milanit dhe Empolit. Mbrojtësi kuqezi vuante nga n...
Sport
2 May 2024, 16:39
ANGLI - “Daily Mail” raporton këtë të enjte në Angli, se Tim Steidten, drejtori teknik i West Hamit, i është ndaluar...
Sport
2 May 2024, 16:37
ANGLI - Pas skualifikimit të marrë nga FIGC (Federata Italiane e Futbollit) tetorin e kaluar, Sandro Tonali u pezullua edhe nga FA (Federata...
Sport
2 May 2024, 16:21
SPANJE - Real Madrid do të përballet me ndeshjen e 34-të të La Liga me synimin për të arritur një fitor...
Sport
2 May 2024, 16:07
TIRANE - Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se është arritur akordi, që finalja e m...
Sport
2 May 2024, 15:57
SPANJE - Trajneri i Real Valladolid, Paulo Pezzolano, siguroi këtë të enjte, në një konferencë për shtyp, se pres...