Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Kur ajo hyn në palestër, të gjithë kthejnë kokën pas saj. Kush është australiania e bukur që ngre 160 kilogramë?... (video+foto)
Stephanie Sanzo është një trajnere fitnesi me origjinë nga Australia, e cila ka fituar popullaritet në rrjetet sociale. Tashmë ajo njihet për fansat edhe si 'Steph Fit Mam'.
26 May 2023, 21:03Nga DOSJA
AUSTRALI - Nënë e dy fëmijëve, Stephanie Sanzo është bërë një personazh i famshëm në Australi, falë programit të saj të ushqyerjes dhe stërvitjes sportive, si dhe markës së saj të pajisjeve të fitnesit. Stephanie ndjeu nevojën për të formuar trupin e saj, pasi kishte shtuar 25 kilogramë. Gradualisht, ajo u bë një entuziaste fitnesi dhe më vonë një trajnere personale.
Aktualisht, klipet që australiania ndan në rrjet mbledhin miliona shikime. Ndër videot e fundit është një që është bërë virale. Më shumë se 37 milionë njerëz ndoqën shfaqjen e forcës nga bjondja 35-vjeçare, duke ngritur një shtangë 160 kg. Shikoni videot këtu.
"Ti je gruaja fantastike!"; “Është mbresëlënëse të shohësh diçka të tillë, aq më tepër që po e bën zbathur. E mrekullueshme!”; “Zoti im, je kaq e fortë”, “E preferuara ime”, janë vetëm disa nga reagimet e adhuruesve.
Stephanie Sanzo ka 2.9 milionë ndjekës në Instagram dhe 1.8 milionë në Facebook.