9 February 2023, 10:21
Nga DOSJA
FRANCE - Lionel Messi mbeti victimë këtë javë nga një ‘rrëshqitje’ e vëllait të tij në rrjetet sociale. I ulur me djalin dhe miqtë e tij për një Twitch live, Matias la të lire gjuhën kundër Joan Laporta dhe Barçës, të cilët nuk bënë gjithçka, sipas tij, për ta mbajtur ‘Pleshtin’ në 2021, në fund të kontratës.
Komentet e tij:“Unë kam një artikull sportiv të varur në shtëpinë time, që thotë ‘Messi duhet të kthehet në Barcelonë’ dhe i kam shkruar: ‘hahahahaha, ne nuk do të kthehemi në Barcelonë dhe nëse e bëjmë, do të bëjmë një pastrim të mirë”. Ndër të tjera ai kërkon të shkarkohet Joan Laporta dhe flet edhe kundër tifozëve. Sipas tij ‘njerëzit duhet të kishin dalë dhe të demonstronin ose diçka tjetër, që Laporta të largohej dhe Messi të qëndronte. Spanjollët janë tradhtarë. Po jua them këtë sepse dua që ta nxjerrim nga zemra dhe të mos dëgjojmë gjëra që nuk janë të vërteta”.
Menjëherë në median spanjole Sport kanë reaguar anëtarët e tjerë të familjes Messi për të shuar zjarrin. “Mendimi i Matias është individual dhe nuk duhet domosdoshmërisht të përkojë me mendimin e Leos, apo të anëtarëve të tjerë të familjes së tij, apo atyre që e rrethojnë. Ata sigurisht duhej të prisnin Matias. Vëllai kërkoi falje dhe shpjegoi daljen e tij në Instagram, natën e së mërkurës në të enjte:
“Dua t'i kthehem asaj që thashë në rrjetet sociale, isha vetëm me djalin tim dhe miqtë e mi duke bërë shaka. Si mund të mendoj keq për një klub kaq të madh sa Barcelona dhe historia e saj, që i ka dhënë kaq shumë familjes sime dhe Leos. Për ne, Katalonja është shtëpia jonë e dytë dhe kjo është e njohur. Më vjen shumë keq dhe u kërkoj falje të gjithëve, veçanërisht Barcelonistëve”.
B.T (Dosja.al)
Sport
9 February 2023, 10:18
TURQI - Dëmtimi i shpëtoi jetën! Tingëllon pothuajse e pabesueshme, por është e vërtetë. Pak para tërme...
Sport
9 February 2023, 10:09
FRANCE - Drejtuesit e PSG vijojnë të këmbëngulin për të rinovuar kontratën me Lionel Messi. Argjentinasi nga ana tjetër ...
Sport
9 February 2023, 10:07
BELGJIKE - Ai e kishte dashur ëndrrën për të udhëhequr Belgjikën, ku ishte asistent i Roberto Martinezit. Më në fun...
Sport
9 February 2023, 10:03
TURQI - Numri i viktimave nga tërmeti i tmerrshëm që goditi pjesën jugore të Turqisë përgjatë kufirit me Sirinë m&e...
Sport
9 February 2023, 09:58
ANGLI - Rey Manaj është një lojtar i lirë. Klubi i Watford konfirmoi këtë të mërkurë se ka ndërprerë me m...
Sport
9 February 2023, 09:50
ARABI SAUDITE - Prej disa kohësh është ngritur çështja e kandidaturës së përbashkët të Greqisë,&nb...
Sport
9 February 2023, 09:40
TURQI - I varrosur nën rrënoja, Ahmet Eyup Turkaslan, portieri i Yeni Malatyaspor, vdiq dhe trupi i tij i pajetë u gjet pak orë&...
Sport
9 February 2023, 09:34
ITALI - Skiatorja italiane Elena Fancini ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare, pas një beteje të gjatë me n...
Sport
9 February 2023, 08:12
A.B
Trajneri i Butrintit, Odisea Çipa
SARANDË- Trajneri i ekipit futbolli të Sarandës, Odisea Çipa, i cili drejtonte ekipin e futb...
Sport
9 February 2023, 07:17
GJERMANI - Dortmundi, i cili qëndron në një seri prej katër fitoresh që nga rifillimi i sezonit, i shtoi suksesin e pestë koleksio...