31 October 2024, 19:23
Nga DOSJA

TIRANE - Alban Bushi, trajner i Shqipërisë U-21, ka gjetur forcë për të reaguar pas aksidentit automobilistik në Greqi, ku humbën jetën dy prindërit e tij. Në postimin e tij, Bushi shkruan se vdekja në shkaqe natyrale është e dhimbshme, por kur vjen për shkak të një aksidenti, është ulëritëse.
Mesazhi i Alban Bushit:
“Mënyra për ta pranuar një humbje është e lidhur me mënyrën se si ka ardhur. Një vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale është e dhimbshme, por është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti.
Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para jush, si dëshmitar i pafuqisë ekstreme për të ndryshuar atë ç’ka ndodhur. Madje dhe kur fatmirësisht vjen një kujtim i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë. Sot dhimbshëm mora orat që kane punuar në pulsat e zemrave tuaja, aq me formë dhe vlerë në orë të pafundme pa formë që kur ai aksident, me një përplasje ju hoqi fillin e jetës.
Deri në përqafimet tona të ardhshme, ju dua pafundësisht, përjetësisht dhe përtej. Të dashur miq dhe të afërt, në emër të familjes sonë lejomëni t’ju falënderoj përulësisht, për praninë tuaj përmes mesazheve të panumërta. Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë, në pamundësi t’ju përgjigjem, ju njoftoj me dhimbje të pamasë se:
Homazhet për shumë të dashurit prindërit tanë do të mbahen të premten , më 1 nëntor 2024 nga ora 9:00 – 15:00, në “Funeral Home Alba 2000” e vendosur te ish Ambasada Jugosllave, rruga e Durrësit. Më pas, kortezhi mortor do të drejtohet për në vendin e fundit të pushimit në Varrezat e Sharrës. Dreka përkujtimore do të shërbehet në orën 17:00 në Sheraton. Vizitat do të priten ditën e shtunë dhe të diel ora 10.00-13.00 dhe 17.00- 20.00 po në ambientet e “Funeral Home Alba 2000”.

B.T (Dosja.al)
Sport
31 October 2024, 19:14
ANGLI - Një lojtar i madh nuk është automatikisht një trajner i madh dhe ky përfundim mund të nxirret nëse sheh karrierë...
Sport
31 October 2024, 15:31
ITALI - Nuk do të ketë më një De Rossi te Roma, edhe nëse Juric nuk arrin të kontrollojë situ...
Sport
31 October 2024, 15:00
SPANJE - Një nga lojtarët më të kritikuar nga mediat dhe shumica e tifozëve të Real Madridit është padyshim Ferla...
Sport
31 October 2024, 14:30
ANGLI - Te Manchester United tashmë ka nisur numërimi mbrapsht për ardhjen e portugezit Ruben Amorim, si trajner i “Djajve të Kuq&rd...
Sport
31 October 2024, 14:00
TURQI - Jose Mourinho ka shkruar historinë e tij në Premier League, pasi ka drejtuar tre klube të ndryshme në...
Sport
31 October 2024, 13:30
ANGLI - Federata e Futbollit të Anglisë (FA) ka thënë se lojtaret femra në të gjitha garat e saj lejohen t&e...
Sport
31 October 2024, 13:15
URUGUAJI - Do të jetë një finale 100% braziliane në Copa Libertadores, pas kualifikimit të Botafogo kundër klubit uruguajan Pena...
Sport
31 October 2024, 13:00
URUGUAJI - Pas humbjes 5-0 në Brazil, Peñarol u përball me një "mision të pamundur" për të provuar të arrijë n&...
Sport
31 October 2024, 12:30
BRAZIL - Abel Ferreira festoi dje katër vjetorin në krye të Palmeiras, prandaj trajneri portugez u ka ofruar dhurata miqve dhe bashkëpun&e...
Sport
31 October 2024, 12:00
GJERMANI - Bayern Munich kishte një plan të hartuar për sulmuesin e ri 19-vjeçar Mathys Tel. Objektivi ishte që në sezonin e t...