1 March 2023, 10:47
Nga DOSJA
ZVICER - Gazeta Tribune de Genève publikon lajmin se një futbollist, i cili debutoi në divizionin e dytë të Francës dhe luajti për Lancy FC dhe FC Aigle në Zvicër, ka rrëfyer se ka vrarë një mafioz 44-vjeçar. Ish-futbollisti, emri i të cilit nuk jepet nga gazeta zvicerane, ka treguar se e hodhi trupin e mafiozit në liqenin e Gjenevës .
Një vrasje për trafik droge dhe borxhe…
Në deklaratën e tij, futbollisti zviceran, shpjegon se më 16 qershor 2018 do të merrte drogë në Spanjë, por se në atë operacion trafiku droge, përfundoi duke u sulmuar për vdekje një bos të krimit të organizuar, me shkop bejsbolli për një histori pagimi të borxheve.
Vrasja ka ndodhur, sipas versionit të ish-mesfushorit mbrojtës, në bodrumin e shtëpisë së prindërve të tij në Lion. Pas vrasjes ai u përpoq të varroste trupin pa sukses, kështu që e futi në një thes gjumi dhe e la në bagazhin e makinës së tij për dy ose tre ditë, përpara se të nisej për në kanalin Noville, për të lundruar për dy orë me kajak për të hedhur trupin e mafiozit që peshonte 50 kilogramë në fund të liqenit të Gjenevës.
Ish-futbollisti do të gjykohet në Lyon…
Shtypi francez raporton, se pas një sërë kërkimesh të pasuksesshme dhe një rindërtimi gjyqësor të anuluar në vitin 2020 për shkak të pandemisë Covid, drejtësia ka vendosur të përfundojë hetimin për vrasjen e dyshuar.
Krimi i dyshuar, kufoma nuk është gjetur, do të gjykohet nga 9 deri më 12 maj në Gjykatën Penale të Lionit.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 March 2023, 10:20
SPANJE - Tragjedi në sportin spanjoll. Pelayo Novo Garcia, një ish-lojtar nga Elche, Albacete dhe Oviedo, vdiq në moshën 32 vje&ccedi...
Sport
1 March 2023, 07:42
SPANJE - Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka postuar një mesazh në lidhje me çmimet “The Best” të FIF...
Sport
1 March 2023, 07:40
FRANCE - Një çështje gjyqësore ka ndërhyrë në sezonin e Paris Saint-Germain. Këtë të hënë,&nb...
Sport
1 March 2023, 07:23
ANGLI - Gjithmonë kreativë këta anglezë… Tottenham njoftoi dje një partneritet me F1 me synimin për të nd&...
Sport
1 March 2023, 07:17
ITALI - Është gjithashtu një derbi që do të hyjë në historinë e sezonit të Juventusit, pasi mesfushori Paul Pogba...
Sport
1 March 2023, 07:14
FRANCE - Presnel Kimpembe do të jetë në gjendje të fillojë rehabilitimin e tij të gjatë. Mbrojtësi qendror i...
Sport
28 February 2023, 23:23
ANGLI - Manchester City iu përmbajt logjikës dhe kaloi në çerekfinale të FA Cup, pasi mposhti 0-3 Bristol City, skuadër e lig&eu...
Sport
28 February 2023, 22:51
ITALI - Roma pësoi një humbje të re kundër Cremoneses (2-1), e cila shënoi fitoren e parë deri më tani në Se...
Sport
28 February 2023, 21:41
ANGLI - Alicia Scholes luan netball, një sport i ngjashëm me basketbollin që është veçanërisht i popullarizuar n&eum...
Sport
28 February 2023, 20:55
ITALI - Cremonese mundi Romën 2-1, duke arritur fitoren e parë në Seria A, pas 24 ditësh, duke i lënë vendin e fundit në rend...