28 February 2023, 23:23
Nga DOSJA
ANGLI - Manchester City iu përmbajt logjikës dhe kaloi në çerekfinale të FA Cup, pasi mposhti 0-3 Bristol City, skuadër e ligës së dytë angleze. Pavarësisht rezultatit të pastër, skuadra e Pep Guardiolas nuk e vulosi barazimin deri në pjesën e fundit të ndeshjes. Pasi Phil Foden hapi rezultatin në pjesën e parë, për ta dubluar golin më pas, ndërkohë që Kevin De Bruyne dha verdiktin me një realizim shumë cilësor..
Guardiola bëri pesë ndryshime në formacionin fillestar të shtunën kundër Bournemouth dhe pushoi Ederson, Rodri, Grealish, Gündogan dhe Haaland, kështu që Julián Álvarez luajti si referencë '9'. Në vend të kësaj, Kevin De Bruyne u kthye pas dy ndeshjesh me pushim mjekësor. Ishte gjithashtu edhe Kalvin Phillips, i cili hyri në vend të Rodrit.
Bristol City, i 13-ti në kampionat, erdhi nga 12 ndeshje radhazi pa humbur dhe ishte i gatshëm të ngrihej në këmbë. Ai doli me entuziazëm, me vokacion sulmues dhe shfrytëzoi boshllëqet në mbrojtjen e Cityt në të djathtë (Guardiola luajti me tre qendërmbrojtës) për t'iu afruar rrezikshëm zonës.
Por City është kampionia e Anglisë. Një pasim i Mahrez nga e djathta dhe Phil Foden (7’) i harruar në shtyllën e largët, do ta shtynte topin për në rrjetë. Do të ishte përsëri Foden (74’) që do të shënonte edhe pse gjuajtja e tij, u devijua në rrjetë nga mbrojtësi Zak Vyner, në përpjekjen për të shmangur rezultatin 0-2.
I rraskapitur nga lodhja, Bristol pranoi edhe një gol të tretë, të realizuar bukur nga De Bruyne, me një gjuajtje nga jashtë zones, ku topi rrëshqiti në afërsi të shtyllës (81'). Një mënyrë e mrekullueshme për të vënë qershinë mbi torte, në fitoren e trembëdhjetë radhazi jashtë shtëpisë në FA Cup. Mjaft rekord…
Ja dhe rezultatet e ndeshjeve të tjera të FA Cup:

B.T (Dosja.al)
Sport
28 February 2023, 22:51
ITALI - Roma pësoi një humbje të re kundër Cremoneses (2-1), e cila shënoi fitoren e parë deri më tani në Se...
Sport
28 February 2023, 21:41
ANGLI - Alicia Scholes luan netball, një sport i ngjashëm me basketbollin që është veçanërisht i popullarizuar n&eum...
Sport
28 February 2023, 20:55
ITALI - Cremonese mundi Romën 2-1, duke arritur fitoren e parë në Seria A, pas 24 ditësh, duke i lënë vendin e fundit në rend...
Sport
28 February 2023, 20:24
TIRANE - Buxheti i sporti, shuma e ndarë nga qeveria për federata olimpike dhe jo olimpike dhe mënyra e tyre e shpërndarjes së tyre kan...
Sport
28 February 2023, 19:25
ITALI - Një skandal i madh ka tronditur Italinë dhe ish-lojtarin e kombëtares italiane dhe ikonën e Romës, Daniele De Rossi.
...
Sport
28 February 2023, 19:19
BRAZIL - Ministria Federale Publike e Brazilit ra dakord këtë të hënë me kërkesën e sistemit gjyqësor italian, i cili d&...
Sport
28 February 2023, 19:16
KROACI - Futbollisti i Paris Saint-Germain dhe kampion bote me kombëtaren e Argjentinës, Lionel Messi u zgjodh futbollisti më i mirë në...
Sport
28 February 2023, 19:04
TIRANE -Shpëtim Duro pritet që të rikthehet sërish në pankinë. Trajneri i njohur shqiptar e mbylli aventurën e tij me Egnatia...
Sport
28 February 2023, 18:48
ANGLI - “Fair Betting Sites” publikoi këtë të martë një studim ku zbuloi, mes një kampioni prej më shumë s...
Sport
28 February 2023, 18:37
ANGLI - Intervista e dhënë nga Andrea Agnelli për De Telegraaf, pati një jehonë të madhe. Ish-presidenti i Juventus u kthye të...