23 July 2023, 11:00
Nga DOSJA

MEKSIKE - Ish-lojtari i Cruz Azul, meksikani i natyralizuar argjentinas, Emanuel Villa, ka shfaqur një bezdi të madhe pas fotos, në të cilën Cristian Rotondi dhe Augusto Lotti janë shfaqur në rrjetet e tyre sociale, me fanelën e Inter Miami me numër 10 dhe emrin e Leo Messit.
Në minutën e 94-të të ndeshjes ndërmjet Inter Miami dhe Cruz Azul, Messi shënoi golin e fitores për skuadrën e MLS-së dhe vetëm pak minuta më vonë fotoja e Rotondit dhe Lottit u shfaq në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.
Tito Villa u tregua i ashpër me kritikat ndaj bashkatdhetarëve të tij, të cilët u kënaqën me “trofeun” më të kërkuar të lojës, pak çaste pas humbjes në Kupën e Ligës.
Rotondi tashmë kishte “kërcënuar”, në prag të ndeshjes kundër Inter Miamit se “do të shkatërronte dhomën e zhveshjes, nëse ia hiqnin fanelën që donte t’i kërkonte Messit”, një deklaratë, që ishte më shumë mbulim mediatik, se çdo gjë që i njëjti lojtar mund të kishte thënë për mosmarrëveshjen për tre pikët që ishin në lojë.

Tito Villa, i cili ka një mesatare shënimi prej më shumë se një gol në çdo dy ndeshje gjatë tre sezoneve të tij në Cruz Azul (ai shënoi 54 gola në 107 ndeshje) ishte shumë i drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të lojtarëve argjentinas.
“E kuptoj që mund të ketë qenë mundësia e vetme për të mbajtur një thesar të tillë, por ku është turpi i sportit? Vështirë të kuptosh foton dhe buzëqeshjet!”, ka shkruar në Twitter Tito Villa, i cili pati një hap shumë meritor në Mx League dhe që tani është komentues në televizionin meksikan.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 July 2023, 10:30
SHBA - Lionel Messi ka shkaktuar bujë në mesin e tifozëve të MLS, që kur u njoftua për ardhjen e tij në Inter Mia...
Sport
23 July 2023, 10:00
AUSTRALI - Kupa e Botës për femra, që po zhvillohet në Australi / Zelanda e Re 2023, filloi me emocione të mëdha, por ...
Sport
23 July 2023, 09:30
ANGLI - Harry Kane është shumë i sjellshëm gjatë këtij afati kalimtar. I joshur fillimisht nga Manchester United dhe Real Mad...
Sport
23 July 2023, 09:00
SPANJE - E etur për të vazhduar dhe mbajtur të hapur dritaren e saj të transferimeve, pas Íñigo Martinez, Ilkay Gündogan ...
Sport
23 July 2023, 08:30
ANGLI - Liverpool po kthen një faqe në historinë e tij. Verën e kaluar, “Reds” i kishin thënë lamtumirë Sadi...
Sport
23 July 2023, 08:00
SHBA - Ndeshja miqësore mes Juventusit dhe Barcelonës, e planifikuar për në orën 4.30 (me orën italiane) të dielën ...
Sport
22 July 2023, 22:50
ARGJENTINE - Gazetari Jorge Lanata në emisionin e tij “Radio Mitre ”theksoi se disa burime pranë bashkëshortes së Mauro Ica...
Sport
22 July 2023, 22:42
SHBA - Transferimi i Lionel Messit te Inter Miami ishte një projekt që kërkonte vite fermentim dhe përgatitje. Një projekt pë...
Sport
22 July 2023, 21:58
ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Josep Guardiola, shpreson që “Qytetarët” të shënojnë një tjetër paraqitje t&...
Sport
22 July 2023, 20:15
ANGLI - Ndeshja miqësore mes dy skuadrave të ligave të ulëta në Angli, Gateshead dhe Dunston, u ndërpre për shkak të nj&...