Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Semenyo, nga refuzimi në Londër te transformimi i tij në një yll me Ganën…
I përçmuar nga bota e topit në Londër, deri në atë pikë sa e ndaloi futbollin për një vit si adoleshent, përpara se të nisej për në Bristol dhe në divizionet e ulëta angleze, Antoine Semenyo, ylli ganez, do të përballet me Anglinë, vendin e tij të lindjes, të martën në mbrëmje (ora 22:00), në Kupën e Botës.
23 June 2026, 10:00Nga DOSJA
Antoine Semenyo feston ndeshjen e parë të Ganës, një fitore 1-0 në çastet e fundit kundër Panamasë
SHBA - I lindur në lagjen Chelsea, një javë pas ndërrimit të mijëvjeçarit, londinezi tipik Antoine Semenyo, një katolik i devotshëm, kaloi një udhëtim të gjatë dhe të mundimshëm përpara se të përjetonte emocionin e fitores së tij të parë në Kupën e Botës me Ganën ( 1-0 kundër Panamasë ) të enjten e kaluar.
Ndërsa kryeqyteti anglez krenohet me përqendrimin më të lartë të klubeve profesionale të futbollit në botë, anësori u detyrua të largohej nga qyteti për të hapur me vësshtirësi karrierën e e tij.
Antoine Semenyo, një yll i skuadrës ganeze, të martën në mbrëmje (ora 22:00) do të përballet me Anglinë, vendin e tij të lindjes në Kupën e Botës, e cila “nuk kishte vend” për të.