Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Trajneri i ri italian Rolando Maran po kërkon të zgjerojë grupin e Kombëtares shqiptare dhe paralajmëron se në të ardhmen mund të ketë edhe emra të rinj në listën e kuqezinjve.

TIRANE - Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, dhënë gazetarit Endi Tufa, trajneri italian i Kombëtares tregoi se po zhvillon një periudhë intensive vëzhgimi, me fokus jo vetëm te lojtarët që tashmë kanë veshur fanellën kuqezi, por edhe te alternativat e reja.
Maran zbuloi se do të udhëtojë në rreth shtatë vende të ndryshme në vetëm 14 ditë për të ndjekur nga afër futbollistët shqiptarë.
“Nesër nisem dhe do të vizitoj rreth 7 vende të ndryshme në 14 ditë. Nga Turqia në Evropën e Veriut do të kem një tur mjaft intensiv, sepse tani kanë filluar ndeshjet që kanë vërtet rëndësi”, tha ai.
Sipas trajnerit, ndeshjet e kampionateve janë testi më i besueshëm për të vlerësuar formën e një futbollisti.
“Aty mendoj se janë testet më të besueshme për të vlerësuar formën e lojtarëve”, u shpreh Maran. Por vëmendja e tij nuk është vetëm te emrat e zakonshëm.
“Sidomos tani në këto dy javë, do të jem shumë i përqendruar edhe te lojtarët që nuk i kam parë personalisht në grumbullimet e fundit”, deklaroi italiani.
Maran dëshiron të shohë nëse ekzistojnë futbollistë të tjerë që mund të jenë të dobishëm për Kombëtaren.
“Po përpiqem të kuptoj, përtej atyre të zakonshmëve, futbollistëve që keni parë dhe që kanë veshur fanellën e Kombëtares, të shoh emra të tjerë që mund të jenë të dobishëm.”
Dhe kur pyetet drejtpërdrejt nëse Shqipëria mund të ketë emra të rinj, përgjigjja e tij është:
“Unë po përqendrohem dhe pastaj do të shohim. *Shpresoj të sjell emra të rinj. Dhe kjo nuk do të jetë merita ime, por do të jetë merita e lojtarëve.*”
Maran ka edhe një kriter të qartë për përzgjedhjen: aktivizimi i rregullt.
“Sidomos për Kombëtaren, është thelbësore që një lojtar të luajë. Mesazhi që kam përcjellë është që shpresa ime mbetet që ata të mund të luajnë dhe të kenë vazhdimësi.”
Sipas trajnerit, nuk mjafton vetëm emri apo niveli i klubit. Gjendja dhe minutat në fushë janë elementë thelbësorë për të fituar një vend në Kombëtare.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse turin e tij në Europë Maran do ta mbyllë edhe me zbulimin e ndonjë emri të ri për fanellën kuqezi.
TIRANE - Në një intervistë ekskluzive për Top Channel dhënë gazetarit Endi Tufa, trajneri italiani foli edhe për ndryshimet...
TIRANE - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, flet ekskluzivisht për Top Channel në një intervistë me gazetarin Endi Tufa,...
ANGLI - Nelson Hysa vazhdon të jetë i pamposhtur! Boksieri shqiptar regjistroi një tjetër fitore bindëse në ring, duke mposhtur ...
SHBA - Gjatë gjithë karrierës së tij, ylli i Rosarios ka shënuar katër ose më shumë gola vetëm nënt&eum...
SHBA - Në stadiumin Nu, Inter Miami i dha fund një serie prej pesë ndeshjesh pa fitore për t'u rikthyer në rrugën e fitores fal&...
ITALI - Franck Kessiè po kthehet në Itali për t'u bashkuar me ish-klubin e tij, Atalanta. Ky veprim i papritur vjen pasi negociata...
ITALI - Përveç ndonjë surprize të madhe, e cila është e pamundur në këtë pikë, negociatat midis Juven...
ITALI - AC Milan ka përfunduar nënshkrimin e katërt të merkatos së verës: Omari Hutchinson. Mesfushori sulmues i ...
ITALI - Robinho Jr. do të nënshkruajë me Genoan, për t'u transferuar në Itali nga Santos. Marrëveshja ësht&...
ANGLI - Trajneri Michael Carrick beson se Manchester United tani zotëron një mesfushë të fortë dhe të ekuilibruar, pasi shtoi Ca...