https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO / Befason Skocia, gjunjëzon Spanjën në ndeshjen e dytë të eliminatoreve
Në cdo start të periodave i janë dashur 7 dhe 6 minuta McTomoinayt që të ndëshkojë iberikët
28 March 2023, 22:31Nga DOSJA
SKOCI - Janë dashur vetëm 7 minuta nga fillimi i lojës, që vendasit e Skocisë të thellojnë rezultatin përballë spanjollëve.
Andrew Robertson rrëmben një top në zonën e “të kuqve”, top të cilin e dërgon në këmbët e Scott McTominay, i cili me një goditje në hyrje të zonës mposht portierin Kepa. 1-0 për Skocinë.
Po 6 minuta i janë dashur vendasve nga fillimi i pjesës së dytë për të dyfishuar avantazhin ndaj Spanjës. Pas një kalimi të furishëm në krah nga Kieran Tierney, ky i fundit dërgon një kros në zonë dhe Scott McTominay me një goditje fluturimthi dërgon topin në rrejtën e portierit Kepa. 2-0 për Skocinë.
Me këto shifra 2-0 përfundoi takimi që pas dy ndeshjeve të fazes së grupeve sheh Skocinë me 6 pikë të plota.