https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO / Zhegrova nis festën në “Fadil Vokrrin”, por Andorra i ngrin buzëqeshjen për 2 minuta!
Dardanët vijnë në këtë përballje pas barazimit 1-1 me Izraelin ndërsa Andorra pas humbjes me Rumaninë.
28 March 2023, 22:05Nga DOSJA
KOSOVE - Ndeshja më e rëndësishme për të gjtihë shqiptarët mbrëmjen e sotme padyshim është ajo mes Kosovës dhe Andorrës.
Dardanët vijnë në këtë përballje pas barazimit 1-1 me Izraelin ndërsa Andorra pas humbjes me Rumaninë.
Në minutën e 59 është Edon Zhegrova ai që çon peshë stadiumin “Fadil Vokrri” me golin që zhbllokoi ndeshjen, pasi pjesa e pare u mbyll me shifra e bardha 0-0.
Kalojnë vetëm dy minuta dhe në të ’61-n Andorra barazon shifrat në 1-1 me Albert Rosas.
Me shifrat 1-1 u mbyll ky takim duke e lënë Kosovën në kuotën e vetëm 2 pikëve pas dy ndeshjesh dhe ndryshe nga ndeshja e pare, kjo e dyta në Prishtinë nuk mund të konsiderohet një rezultat pozitiv me një skuadër që në letër është e një niveli më poshtë se Dardanët.