10 February 2024, 21:08
Nga DOSJA
SPANJE - Reali i Madridit ul me këmbë në tokë Gironën dhe i jep një goditje të rëndë në garën për titull, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 në ndeshjen direkte në “Santiago Bernabeu”.
Skuadra katalane, e cila ishte edhe befasia e kampionatit spanjoll këtë sezon, duke rivalizuar me Realin për vendin e parë për javë të tëra, u dorëzua shumë shpejt në Madrid, duke konfirmuar se eksperienca është vendimtare në nivele të larta.
Skuadra e Ancelottit e nisi vrullshëm dhe ishte Vinicius Junior që shënoi golin e avantazhit që në minutën e 6’. Sulmuesi brazilian bëri një aksion mjaft të bukur personal dhe lëshoi një goditje nga distanca, duke dërguar topin në cepin e portës dhe nisur festën e madrilenëve, teksa pas tij ishte Jude Bellingham që shënoi edhe golin e dytë për Los Blancos.
Në pjesën e dytë Bellingham gjeti golin e dytë personal dhe të tretin për Realin, teksa goleada u kompletua nga Rodrygo në minutën e 61-të . Shifrat 4-0 i dhanë mundësi Realit që të ulë ritmin dhe të menaxhojë lojën, ndërsa në shtesë Joselu gjeti shtyllën me një penallti të fituar nga Arda Guler…
B.T (Dosja.al)
Sport
10 February 2024, 20:58
ANGLI - 74 ditë pa shënuar. Për një lojtar si Erling Haaland, i përdorur për të tundur rregullisht rrjetat, është...
Sport
10 February 2024, 20:55
GJERMANI - Bayer Levekuseni shtrin dorën drejt titullit të Bundesligës, trofe që nuk e ka fituar kurrë në histori. “As...
Sport
10 February 2024, 20:50
ITALI - Gola, raste, përmysje dhe ripërmbysje. I ka të gjitha përballja mes Romës dhe Interit, teksa në fund janë zikaltrit a...
Sport
10 February 2024, 20:36
TURQI - Shqipëria ka marrë pjesë me 9 sportistë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës në Salla të Mbyllura, që...
Sport
10 February 2024, 20:33
DURRES - Në mbrëmje të së shtunës, u zhvilluan edhe dy takime të javës së 23-të të Abissnet Superiores. Dinamo...
Sport
10 February 2024, 20:17
RROGOZHINE - Në startin e javës së 23-të të Abissnet Superiores, bardhezinjtë e Laçit arritën të marrë nj&eu...
Sport
10 February 2024, 15:19
TURQI - Eduart Rroca me skuadër të re. 30-vjeçari nga Librazhdi është larguar nga Istanbulspori, skuadër ku mbante shiritin e ...
Sport
10 February 2024, 15:14
ITALI - Cristian Shpendi nuk ndalet. Sulmuesi i talentuar i Shqipërisë U21, është shfaqur sërish protagonist te Cesena. Skuadër q&...
Sport
10 February 2024, 15:10
AFRIKE E JUGUT - Kampionia e atlete e Afrikës së Jugut, Caster Semenya këmbëngul se ajo është e vendosur të "luftoj...
Sport
10 February 2024, 14:00
FRANCE - Randal Kolo Muani, sulmuesi i PSG-së ka folur për jetën e tij të re në radhët e kampionëve të Francës, d...