Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Ata janë aty, duke na thënë se shpresa e morali janë ende këtu dhe nuk kanë ikur në mërgim.
Nga Albana Deda
Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre viteve kam pasur fatin të bashkëpunoj me më shumë se 15 mijë studentë, që vinin nga të gjitha anët e Shqipërisë. Ata kanë qenë për mua dhe kolegët e mi burim vitaliteti njerëzor dhe profesional.
Në sytë e tyre kemi parë aspiratën e brezave të tërë me dëshira të shumta për një jetë të bukur, për një jetë të re që do t’u buzëqeshte në lulëzimin moshor të tyre.
Po me çfarë u përballën gjithë këto vite?
Me një arsim që lë për të dëshiruar, ku mungon vizioni,me nepotizëm të theksuar që e bën të pamundur konkurrimin që mbështetet në kompetencë për gjetjen e një pune,me korrupsion galopant që shton tarifën e shpenzimeve të secilit prej tyre, me qira të papërballueshme dhe me çmime ushqimesh që janë ndër më të lartat në Europë.
Dhe përballë kanë vetëm modele politike aspak llogaridhënëse e pa empati. Unë kam qenë aty kur, në protestat e vitit 2018, studentët dolën me kërkesa të qarta që lidheshin me ndryshime cilësore në arsimin e lartë.
Po me çfarë u ndeshën?
Me nihilizmin e një mali që s’bëzan, por bëhet i gjallë vetëm për të bullizuar me një diskurs metaforik mjaft të errët.E ata ikën rrugëve të botës, me shpirtin e përmalluar e me kokën pas nga prindërit, nga shtëpia, nga atdheu. Ndryshuan stinët, kaluan vitet, po mali ynë metaforik nuk e mori as mundimin t’i dëgjonte brezat që vinin e iknin, por vetëm shpaloste flamujt e demagogjisë, duke deduktuar se çudia më e madhe tre ditë zgjat dhe se ky popull e kjo rini nuk kanë memorie historike.
Ndaj sot e kemi sërish këtë rini prapë në rrugë.
E ajo na buzëqesh, na emocionon, na e çon shpirtin peshë.
Ata janë aty, duke na thënë se shpresa e morali janë ende këtu dhe nuk kanë ikur në mërgim.
Prandaj ne jemi bashkë me ta.
Bashkë me kërkesat e tyre legjitime.
Duke thënë njëzëri: Mjaft më! Dorëhiqu!/piranjat news
Kokaina e sekuestruar ITALI- Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Melzo të Italisë, pasi gjatë një ko...
Pamje Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej dit...
Pamje Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipë...
Paulin Vilajeti Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë ...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Pol...
Pamje Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë d...
pamje nga protestat në Evropë TIRANË- Evropa është e zemëruar. Qiratë po rriten ndjeshëm. Çmimet e energjis&eum...
Pamje Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht ...
foto ilustruese SHKOZET- Një aksident rrugor i trefishtë është regjistruar në hyrje të autostradës në Durrës, pak...
Florjan Binaj Nga Florjan Binaj Meqë ke filluar të dalësh me gur në dorë, po të them dy gjëra. Guri është simboli...