Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjatë komunikimit të tij, Rama u shpreh se largimi i tij nga detyra do të ndërpriste, sipas tij, procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e tij, duke deklaruar se shteti nuk mund të dorëzohet përballë protestave. Gjatë komunikimit të tij, Rama u shpreh se largimi i tij nga detyra do të ndërpriste, sipas tij, procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Kreu i qeverisë theksoi se nuk bëhet fjalë për pushtetin e tij personal, por për atë që e cilësoi si tryezën e negociatave me BE-në. Ai u bëri thirrje shqiptarëve të mendojnë për zgjedhjen mes kërkesave të protestuesve dhe vijimit të procesit të integrimit europian, ndërsa deklaroi se është i gatshëm për dialog me këdo që dëshiron të diskutojë se çfarë mund të bëhet më mirë.
“Janë disa , janë shumë në fakt që thonë ‘’hapi rrugë rinisë’’. Cilës rini? Kësaj? Kësaj? Hapi rrugën kësaj? Po mirë, le të prezumojmë për një moment që unë ia hapa rrugën kësaj. Ça vjen pas kësaj? Kush vjen pas kësaj? Vjen qetësia? Vjen një qeverisje më e mirë? Vjen një Shqipëri me europiane? Vjen Shqipëria në BE pas kësaj? Jo! Pas kësaj vjen e kaluara. E kaluara të cilën e kemi parë, e kemi jetuar dhe ia kemi paguar të gjitha haraçet dhe unë nuk kam lejuar që të njëjtat haraçe t’ia paguajmë asaj të kaluare edhe ata që sot po rriten në mes të 1001 vështirësive ku vështirësia më e madhe është kaosi i rrjeteve sociale, është kaosi i dezinformimit, është kaosi i urrejtjes, i dasisë, i zilisë pse e ka ai dhe s’e kam unë? Ata fëmijë që u futën për të marrë iPhone-t tek Vodafoni, ata janë viktimat e ‘’kllounëve’’, ‘’kllounëve’’ që u tregojnë prapanciën në instagram, e atyre që iu bëjnë poza dhe i bëjnë të ndihen totalisht të pavlerë sepse nuk kanë iPhone. Jo librin, iPhone! Dhe që të jemi shumë të qartë bashkërisht, nuk është çështja e pushtetit tim, nuk kam asgjë për t’i provuar vetes më. Mund ta kem pasur në krye të herës dëshirën për tu takuar me të mëdhenjtë e kësaj bote, është normale kur merresh me këtë punë, për tu takuar, për të bërë fotografi, dëshirën për këtu, dëshirën për të shkuar...i kam parë të mëdhenjtë e kësaj bote drejt e në sy dhe më kanë parë drejt e në sy. Ia kam provuar vetes se mund ta përfaqësoj këtë vend me dinjitetin më të lartë, jo me arrogancë, por krenari. Bëj vetëm udhëtimet e domosdoshme. Nuk kam më asnjë dëshirë as të udhëtoj për këtë pushtet. Pasuri? Ça t’ju them? Është e kotë të flas për këtë. Është e kotë të flas për këtë, por di këtë gjë dhe e përsëris, nuk është pushteti im këtu në lojë. Këtu në lojë është tryeza e negociatave në BE. Kaq e thjeshtë është kjo. Dhe shqiptarët duhet ta mendojnë shumë qartë këtë gjë, shumë qartë. Duan këtë apo duan BE? Tani do thoni ju, do thonë disa, ‘’po pse, do ikësh ti edhe ne s’do shkojmë në BE? Po pse, ti’’? po mirë, nuk po them që po, patjetër jeni të paaftë ta çoni Shqipërinë në BE. Jeni një tufë të paaftësh, jeni një tufë të dhunshmish, jeni një tufë mediokrësh, jeni një tufë ziliqarësh që vetëm nxisni dhunë sepse nuk më mundmi dot me zgjedhje, nuk me mundni dot me fjalë, nuk përballoni dot një argument me mua dhe ju ka ardhur dita te guri, deklaroi Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka justifikuar përdorimin e fishekëve të gomës nga policia gjatë protestave, duke argumen...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi se të rinjtë po manipulohen dhe po përdoren nga grupe të ekst...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me pretendimet e përfshirjeve të izraelitëve dhe çifutëve n&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi se i ka dëgjuar çdo ditë protestuesit dhe tha se prej tyre nuk ka pasur kë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar dhunën e protestuesve gjatë demostratave në kryeqytet. Gjatë një dalje "Live...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se studentët që po protestojnë në bulevard janë pengje të një grup...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbrojtje të punonjësve të policisë për dhunën barbarë ndaj student&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar se dy ditë më parë në ambientet e Kryeministrisë është ne...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka quajtur kriminelë studentët dhe nxënësit që gjuajnë efektivët e policisë me gur&e...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se personat e maskuar që kanë ushtruar dhunë gjatë protestave nuk përfaq&eum...