3 November 2026, 20:31
Nga E.d
Pamje
UKRAINA- 38 civilë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë, të cilat kanë goditur disa zona të banuara dhe institucione shëndetësore.
Sipas BBC-së, një nga sulmet më të rënda ndodhi të hënën në mbrëmje në rajonin jugor të Zaporizhzhias, ku një bombë ajrore goditi një ndërtesë shkolle që përdorej si qendër për shpërndarjen e ndihmave humanitare. Nga bombardimi raportohet për të paktën 33 viktima, ndërsa autoritetet ukrainase paralajmërojnë se bilanci mund të rritet, pasi dhjetëra persona dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi sulmin si një nga masakrat më të mëdha të kryera nga Rusia gjatë luftës. Sipas tij, ndërtesa ishte përdorur për shpërndarjen e ndihmave për banorët e zonës.
Ndërkohë, një tjetër sulm goditi një qendër kujdesi paliativ në qytetin e Dnipros, ku ndodheshin rreth 50 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas shkatërrimit të ndërtesës, pacientët u evakuuan dhe u transferuan në institucione të tjera. Mes tyre kishte edhe persona të moshuar, ndërsa më i madhi ishte 90 vjeç.
Sulme u regjistruan edhe në qytetin e Kharkivit, ku u godit një spital. Sipas Zelenskyt, 73 persona mbetën të plagosur, shumica pacientë të moshuar.
Përveç viktimave në njerëz, bombardimet kanë dëmtuar edhe infrastrukturën energjetike në nëntë rajone të Ukrainës. Në kryeqytetin Kiev, furnizimi me ujë u ndërpre, ndërsa i gjithë rrjeti i metrosë u pezullua për shkak të dëmtimeve në sistemin energjetik.
Nga ana tjetër, Kremlini ka njoftuar se do të marrë pjesë në bisedimet trepalëshe me Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara, të planifikuara për datat 10 dhe 11 nëntor në Abu Dhabi. Këto do të jenë takimet e para të këtij formati që prej muajit shkurt.
Megjithatë, Zelensky ka deklaruar se deri më tani nuk ka parë shenja që Rusia të jetë e gatshme të angazhohet seriozisht për një armëpushim dhe zgjidhje paqësore të konfliktit./Dosja.al
Ukrainë
Bota
3 November 2026, 20:22
G.M
foto ilustruese
SHBA- Një burrë në shtetin amerikan të Oklahomës është arrestuar nga FBI-ja, pasi dyshohet se ka d&e...
Bota
3 November 2026, 20:09
G.M
Peter Fejes
HUNGARI- Parlamenti i Hungarisë ka zgjedhur Peter Fejes në postin e prokurorit të përgjithshëm, në nj&e...
Bota
3 November 2026, 20:01
E.d
Foto ilustruse
ANGLI- Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian kanë arritur një marrëveshje paraprake për heqjen e kontrolleve dhe pro...
Bota
3 November 2026, 19:50
G.M
zgjedhjet ne SHBA
SHBA- Zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, të zhvilluara më 3 nëntor, pritet të përcaktojn&e...
Bota
3 November 2026, 19:41
G.M
pamje
SHBA- Një incident i rrezikshëm u regjistrua në Seattle gjatë ceremonisë para një ndeshjeje të NFL-së, kur fishe...
Bota
3 November 2026, 19:05
G.M
pamje
SHBA- Pamje të frikshme nga përmbytjet në Florida të SHBA-së, ku reshjet e dendura kanë kthyer rrugët në ...
Bota
3 November 2026, 19:02
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Pas muajsh të tërë fushate elektorale dhe miliarda dollarëve të shpenzuar, dita e zgjedhjeve të mesmandatit...
Bota
3 November 2026, 18:53
G.M
pamje
TURQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Nevşehirit, në Turqi, ku një grua 46-vjeçare ka...
Bota
3 November 2026, 18:45
G.M
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Lideri i opozitës izraelite, Gadi Ajzenkot, ka kërkuar largimin e kryeministrit Benjamin Netanjahu, pas njoftimit të...
Bota
3 November 2026, 18:10
G.M
George Madgwick
ANGLI- George Madgwick, 37 vjeç, këshilltar i partisë së Nigel Farage, akuzohet për një sërë ...