3 November 2026, 20:01
Nga E.d
Foto ilustruse
ANGLI- Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian kanë arritur një marrëveshje paraprake për heqjen e kontrolleve dhe procedurave burokratike për eksportet e produkteve ushqimore dhe bujqësore, të vendosura pas Brexit-it.
Sipas BBC-së, draft-marrëveshja prej 200 faqesh u është dërguar vendeve anëtare të BE-së në Bruksel për shqyrtim, përpara samitit mes dy palëve që pritet të mbahet këtë muaj.
Marrëveshja parashikon lehtësimin e tregtisë për produkte si mishi, sallamet, prodhimet e detit dhe patatet për mbjellje, duke shmangur një pjesë të konsiderueshme të kontrolleve dhe certifikatave që deri më tani kanë rritur kostot për eksportuesit.
Ndër ndryshimet kryesore është heqja e certifikatave shëndetësore të eksportit, të cilat kushtojnë rreth 200 paund, si dhe e certifikatave fitosanitare prej 25 paundësh. Gjithashtu, parashikohet rikthimi i pasaportave për kafshët shtëpiake britanike që udhëtojnë drejt vendeve të BE-së.
Qeveria britanike vlerëson se marrëveshja mund t'i sjellë ekonomisë së vendit përfitime prej 5.1 miliardë paundësh në vit. Në këmbim, Britania do të duhet të përshtatë rregullat e saj me standardet e Bashkimit Europian për tregtinë e produkteve ushqimore, bujqësore dhe blegtorale.
Draft-marrëveshja pritet të diskutohet nga ambasadorët e vendeve të BE-së, ndërsa disa detaje të tjera do të përcaktohen përpara samitit të këtij muaji. Megjithatë, propozimi ka nxitur edhe kritika nga disa përfaqësues politikë britanikë, të cilët kundërshtojnë rikthimin te rregullat europiane, duke e konsideruar këtë një kufizim të sovranitetit tregtar të vendit./Dosja.al
Britania e Madhe Bashkimi Europian eksporti
Bota
3 November 2026, 19:50
G.M
zgjedhjet ne SHBA
SHBA- Zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, të zhvilluara më 3 nëntor, pritet të përcaktojn&e...
Bota
3 November 2026, 19:41
G.M
pamje
SHBA- Një incident i rrezikshëm u regjistrua në Seattle gjatë ceremonisë para një ndeshjeje të NFL-së, kur fishe...
Bota
3 November 2026, 19:05
G.M
pamje
SHBA- Pamje të frikshme nga përmbytjet në Florida të SHBA-së, ku reshjet e dendura kanë kthyer rrugët në ...
Bota
3 November 2026, 19:02
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Pas muajsh të tërë fushate elektorale dhe miliarda dollarëve të shpenzuar, dita e zgjedhjeve të mesmandatit...
Bota
3 November 2026, 18:53
G.M
pamje
TURQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Nevşehirit, në Turqi, ku një grua 46-vjeçare ka...
Bota
3 November 2026, 18:45
G.M
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Lideri i opozitës izraelite, Gadi Ajzenkot, ka kërkuar largimin e kryeministrit Benjamin Netanjahu, pas njoftimit të...
Bota
3 November 2026, 18:10
G.M
George Madgwick
ANGLI- George Madgwick, 37 vjeç, këshilltar i partisë së Nigel Farage, akuzohet për një sërë ...
Bota
3 November 2026, 18:10
E.d
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Arrestime, dorëheqje, ndryshime qëndrimesh dhe hetime për abuzime me pushtetin kanë përfs...
Bota
3 November 2026, 18:02
G.M
Refugjatët afganë duke hyrë në Pakistan në prill të vitit 2025.
Afganistani u bëri thirrje Shteteve të Bashkuar...
Bota
3 November 2026, 17:30
G.M
pamje
SHBA- Një 27-vjeçar ka mbetur i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me policinë në portin e Newport, në shtetin e R...