19 November 2026, 14:29
Nga G.M
Xi Jinping
KINË- Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për bashkëpunim më të madh mes Kinës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, duke theksuar se marrëdhëniet pozitive mes fuqive të mëdha janë një domosdoshmëri për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, gjatë takimit historik me Donald Trump dhe Vladimir Putin në Shenzhen, Xi deklaroi se tri vendet duhet të marrin përgjegjësinë e tyre për përballimin e sfidave globale dhe mbrojtjen e paqes botërore.
"Historia është teksti më i mirë për të mësuar", ishte mesazhi i presidentit kinez, i cili u bëri thirrje dy liderëve të kujtojnë historinë dhe të nxjerrin mësime prej saj për të ndërtuar të ardhmen.
Xi theksoi se bashkëpunimi mes fuqive të mëdha mund të kontribuojë në stabilitetin global, ndërsa përplasjet dhe konfrontimet mund të sjellin kaos. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve të qëndrueshme mes tre vendeve, duke e cilësuar ndërveprimin pozitiv mes fuqive të mëdha jo si një zgjedhje, por si një domosdoshmëri.
Takimi u përqendrua në çështje të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë çarmatimin bërthamor, sigurinë globale dhe konfliktet rajonale. Deklaratat e Xi vijnë në një kohë tensionesh të shumta ndërkombëtare, kur marrëdhëniet mes Uashingtonit, Pekinit dhe Moskës kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet politike dhe ekonomike në botë./Dosja.al
Xi Jinping
Bota
19 November 2026, 14:29
E.M
SIRI- Provinca Deir ez-Zor në Siri është shoqëruar me një shpërthim këtë të enjte duke nxitur marrjen e masave eme...
Bota
19 November 2026, 14:29
E.d
Millan Radoiçiç
Millan Radoiçiqit, i dyshuar për organizimin e sulmit në Banjskë, në veri të Kosovës, iu nd...
Bota
19 November 2026, 14:15
G.M
Turqi
TURQI- Turqia po shqyrton një reformë të rëndësishme në sistemin e arsimit të lartë, duke planifikuar shk...
Bota
19 November 2026, 14:08
e.d
Sulmet në Krime
Në Shenzhen të Kinës po mbahet takimi historik mes krerëve të Kinës Xi Jinping, SHBA-së Donald Trump d...
Bota
19 November 2026, 14:08
G.M
Rohingya
MYANMAR- Deri në 10 mijë persona nga pakica myslimane Rohingya dyshohet se janë vrarë gjatë operacioneve ushtarake n&...
Bota
19 November 2026, 14:03
G.M
pamje
TANZANI- Një incident detar është regjistruar në liqenin Victoria në Tanzani, ku anija turistike MV Mwanza ësht&eum...
Bota
19 November 2026, 13:46
G.M
Aleksandar Çupiq.
Kandidati i Listës Studentore, Aleksandar Çupiq, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Serbisë me 140 vota të dep...
Bota
19 November 2026, 11:26
E.d
Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin
KINA- Takimi trepalësh mes presidentit amerikan Donald Trump, kreut të shtetit rus Vladimir Putin dhe ho...
Bota
19 November 2026, 11:08
E.d
Markwayne Mullin, Jay Clayton dhe Christopher Raia
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Teherani, Pekini, Moska dhe Pheniani, e kan&eu...
Bota
19 November 2026, 10:15
E.d
Donald Trump
KINA- Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që Irani të pajiset me armë b&...