5 November 2026, 14:35
Nga E. D

TIRANË- Studentët e grupimeve “Studentët n’ Protestë” dhe “Revolucioni Studentor”, së bashku me katër organizata të shoqërisë civile, kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese tre ankime kundër akteve të miratuara nga qeveria më 28 tetor 2026. Ankimet kundërshtojnë Aktet Normative nr. 5 dhe nr. 6, si dhe VKM-në nr. 815, të cilat, sipas protestuesve, cenojnë të drejtën për protestë, lirinë e shprehjes dhe të drejtat themelore të qytetarëve.
Duke folur për mediat, studentët deklarojnë se këto akte i japin policisë kompetenca të gjera për kufizimin e protestave, fshirjen e postimeve në rrjetet sociale, vendosjen e gjobave dhe krijimin e mekanizmave të kontrollit ndaj qytetarëve. Ata kundërshtojnë gjithashtu përgjegjësinë solidare të organizatorëve për dëmet gjatë protestave dhe masat që, sipas tyre, mund të kufizojnë lëvizjen e qytetarëve jashtë vendit.
Përmes ankimeve, kërkohet që Gjykata Kushtetuese t’i shqyrtojë çështjet me përparësi dhe të pezullojë zbatimin e dispozitave të kundërshtuara deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. Studentët i cilësojnë këto masa si një përpjekje për të kufizuar hapësirën demokratike dhe për të frikësuar qytetarët që kundërshtojnë qeverinë, duke theksuar se e drejta për protestë dhe shprehje të lirë duhet të mbetet e garantuar.
“Tre akte të ndryshme, me një mesazh të përbashkët: kush ngre zërin kundër pushtetit, duhet të ketë frikë nga pasojat. Qeveria thotë se me këtë paketë “protesta paqësore mbrohet” dhe se “përgjegjësia është gjithnjë vetjake”, paketa “antidhunë” ndëshkon edhe ata që nuk kanë ushtruar dhunë. Për këtë arsye, kërkojmë që Gjykata Kushtetuese t’i shqyrtojë ankimet me përparësi. I kërkojmë gjithashtu që, deri në vendimin përfundimtar, të pezullojë zbatimin e dispozitave për të cilat kemi kërkuar pezullim. Edhe nëse Kuvendi i miraton aktet normative, ankimet nuk mbeten pa objekt, i kemi kërkuar Gjykatës ta shtrijë kontrollin edhe te ligji miratues. Një brez i tërë të rinjsh po e nis jetën përballë një shteti që, në vend që t’u garantojë hapësirë për debat, kundërshtim e pjesëmarrje demokratike, u përgjigjet me dhunë e frikë. Nuk duam të rritemi duke mësuar se të kundërshtosh pushtetin është faj dhe se pjesëmarrja në protestë është arsye për t’u trajtuar si armik”, thanë studentët./Dosja.al
studentët
Aktualitet
5 November 2026, 13:59
E. D
MITORVICË- Kolegji i Rektorit të Universitetit të Mitrovicës së Veriut, i cili vepron sipas sistemit të Serbisë, ka th&...
Aktualitet
5 November 2026, 13:38
I.A
Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni
TIRANË- Detaje të reja dalin nga dosja penale e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, ...
Aktualitet
5 November 2026, 13:02
E.M
TIRANË- “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Qytetarët protestojnë para SPAK ...
Aktualitet
5 November 2026, 12:24
E. D
DIBËR- Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në fshatin Vasije të Kalasë s...
Aktualitet
5 November 2026, 12:23
E.M
TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 3245 gjoba gjatë 48 orëve të fundit për shkelje të rregullave të qarkulli...
Aktualitet
5 November 2026, 12:09
E. D
pamjet
ELBASAN- Janë publikuar pamjet ku ishte vendosur bombola që shpërtheu dhe la pas dy viktima në Elbasan. Siç shihe...
Aktualitet
5 November 2026, 11:57
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve në vend. Bëhet me dije se çmimi...
Aktualitet
5 November 2026, 11:47
E.M
BURREL- Në qytetin e Burrelit mesditën e 3 nëntorit është regjistruar një ngjarje e rëndë në lagjen “Pjet&eu...
Aktualitet
5 November 2026, 11:42
E.M
GJIROKASTËR- Në qarukun e Gjirokastrës janë zhvilluar brenda 24 orëve dy operacione policore kundër transportimit të emigran...
Aktualitet
5 November 2026, 11:39
E. D
Drejtoresha e Institutit të Ndërtimit, Persida Shkrepa
ELBASAN- Drejtoresha e Institutit të Ndërtimit, Persida Shkrepa, ka deklaruar se pa...