Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Raportuesi i PPE-së kërkon gjithashtu mbrojtjen e së drejtës së të rinjve për të kundërshtuar paqësisht pushtetin.
TIRANË- Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar lidhur me protestat studentore në Tiranë. Me anë të një postimi në "X", Kovatchev ka bërë thirrje që zëri i të rinjve të dëgjohet dhe shqetësimet e tyre të merren seriozisht. Kovatchev thekson se të rinjtë shqiptarë kërkojnë më shumë se premtime, duke vënë në qendër të kërkesave të tyre llogaridhënien, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme evropiane.
Raportuesi i PPE-së kërkon gjithashtu mbrojtjen e së drejtës së të rinjve për të kundërshtuar paqësisht pushtetin. Ai shprehet ndër të tjera se Europa dëshiron të mirëpresë një Shqipëri të përkushtuar ndaj vlerave tona evropiane.
Postimi i Andrey Kovatchev:
Të rinjtë e Shqipërisë kërkojnë më shumë se premtime: ata duan llogaridhënie, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme evropiane të ndërtuar mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Zërat e tyre duhet të dëgjohen, shqetësimet e tyre të merren seriozisht dhe e drejta e tyre për të kundërshtuar në mënyrë paqësore ata që janë në pushtet duhet të mbrohet.
Liria e tubimit dhe e shprehjes duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore. Dhuna është e papranueshme, qoftë nga protestuesit apo nga organet e zbatimit të ligjit, dhe të gjitha pretendimet duhet të hetohen në përputhje me procesin e rregullt ligjor dhe parimin e llogaridhënies. Europa dëshiron të mirëpresë një Shqipëri të përkushtuar ndaj vlerave tona evropiane.
Albania’s youth demands more than promises: they want accountability, an end to corruption, and a European future built on democracy and the rule of law. Their voices must be heard, their concerns taken seriously, and their right to peacefully challenge those in power protected.
— Andrey Kovatchev (@andreykovatchev) October 21, 2026
Ndërsa protesta studentore në Tiranë ka hyrë në ditën e nëntë të revoltës, përplasjet me policinë vijojnë, ashtu si edhe akuzat dhe replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe studentëve protestues. Të martën, OSBE-ja i bëri thirrje policisë të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve. Gjatë nëntë ditëve të protestës, studentët janë dhunuar barbarisht nga efektivët e policisë, ku këta të fundit i kanë qëlluar edhe me plumba gome në të gjithë pjesët e trupit, duke u rrezikuar jetën. Ndërkohë, rasti i këngëtarit, Capital T, është një tjetër shembull i tensioneve dhe presionit të raportuar gjatë protestës, ku nuk janë kursyer as figurat publike dhe as gazetarët. Studentët vijojnë të kërkojnë zgjidhje për shqetësimet e tyre, ndërsa situata mbetet e tensionuar./Dosja.al
TIRANË- Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paq&e...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, e ka cilësuar rezistencën e studentëve dhe të pedagogëve si nj...
TIRANË- Një i ri me aftësi të kufizuara, i cili lëviz me karrige me rrota, i ka shkruajtur një letër kryeministrit Edi Rama,...
TIRANË- OSBE ka reaguar ndaj raportimeve për përdorim të dhunës nga Policia gjatë protestave studentore në Shqip&eum...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një sërë pyetjesh të drejtuara nga një student, duke komentu...
Nezir Kraki TIRANË- Deputeti i Vetëvendosjes Nezir Kraki, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri ...
BALLKAN- Në Kragujevc, ku fabrikat Zastava dikur montonin "Yugo-n" dhe ku më 1999 ranë bombat e NATO-s, sot nga linjat e prodhimit dalin m...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u është drejtuar përsëri qytetarëve shqiptarëve...
KOSOVË- Kryetari Bedri Hamza ka njoftuar sot Kryesinë e PDK-së për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga udhëheqja e partis&...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD mbështet protestën kombëtare të së shtunë...