https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
I riu me aftësi të kufizuara i shkruan për ta takuar/ Rama e pret në Kryeministri: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep (VIDEO)
Krahas videos, Rama ka shoqëruar publikimin edhe me një mesazh të veçantë, duke e cilësuar të riun si një vizitor të veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur.
21 October 2026, 19:46Nga E. D
TIRANË- Një i ri me aftësi të kufizuara, i cili lëviz me karrige me rrota, i ka shkruajtur një letër kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar një takim. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga takimi me të riun, duke bërë të ditur se kërkesa e tij është marrë parasysh. Krahas videos, Rama ka shoqëruar publikimin edhe me një mesazh të veçantë, duke e cilësuar të riun si një vizitor të veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur.
"Përshëndetje zot Kryeministër Edi Rama. Jam një djalë 27 vjeç nga Shqipëria, person me aftësi të kufizuara dhe përdor karrocë me rrota. Kam një dëshirë shumë të madhe nga zemra që një ditë të kem mundësinë t’ju takoj personalisht. Nuk ju shkruaj për ndonjë interes apo për të kërkuar diçka por thjesht do të ishte një kënaqësi dhe emocion i veccantë për mua të takoja kryeministrin e vendit tim. Ndonjëherë , një takim i shkurtër mund të ketë shumë kuptim për një njeri dhe për mua do të ishte një moment që do ta mbaja mend gjatë gjithë jetës. Do të kisha shumë dëshirë t’ju takoja tju përshëndesja nga afër dhe nëse do të ishte e mundur të bënim dhe një fotografi së bashku si kujtim nga ky takim. E di që keni shumë angazhime dhe përgjegjësi por shpresoj ta gjeni mundësinë për të më dhënë disa minuta nga koha juaj. Nuk kërkoj asgjë më shumë”, thuhej në mesazhin e tij./Dosja.al