LIVE UPDATES
Politike

Nga Protestat, përplasjet me policinë, premtimet e vitit 2018 dhe përgjegjësinë politike të qeverisë/ Rama i përgjigjet pyetjeve të studentit: Në kabinetin qeveritar ka dhe zgjedhje të gabuara

Studenti ngriti gjithashtu çështjen e largimit të shqiptarëve nga vendi, duke përmendur shifrën prej 420 mijë personash, si dhe kërkoi përgjegjësi politike për zgjedhjet e ministrave. Rama pranoi se mund të ketë pasur zgjedhje të gabuara në emërimet qeveritare, por argumentoi se përgjegjësia e tij lidhet me garantimin që qeveria të mos mbrojë personat që vendosen nën akuzë nga drejtësia.

21 October 2026, 19:25 Nga E. D

Nga Protestat, përplasjet me policinë, premtimet e vitit 2018 dhe

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një sërë pyetjesh të drejtuara nga një student, duke komentuar protestat, përplasjet me policinë, premtimet e vitit 2018 dhe përgjegjësinë politike të qeverisë. I pyetur se pse kërkon dialog tani, Rama tha se për katër muaj ka dëgjuar thirrje dhe kërcënime nga protestuesit, duke përmendur shprehjet “o në burg, o në litar”.

Ai theksoi se është i gatshëm të dialogojë me këdo, ndërkohë u bëri thirrje të rinjve të distancohen nga dhuna. Studenti ngriti shqetësime për përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës nga policia, si dhe për mungesën e besimit te qeveria. Ndërkohë, Rama u përgjigj se policia ishte përballur me gurë dhe molotovë, duke argumentuar se reagimi i saj ishte në përgjigje të dhunës gjatë protestave.

Një tjetër pikë debati ishte Pakti për Universitetin dhe zotimet e marra në vitin 2018. Studenti e akuzoi kryeministrin për premtime të pambajtura, ndërsa Rama e ftoi të shqyrtojnë dokumentin dhe të ballafaqojnë zotimet me fakte.

Studenti ngriti gjithashtu çështjen e largimit të shqiptarëve nga vendi, duke përmendur shifrën prej 420 mijë personash, si dhe kërkoi përgjegjësi politike për zgjedhjet e ministrave. Rama pranoi se mund të ketë pasur zgjedhje të gabuara në emërimet qeveritare, por argumentoi se përgjegjësia e tij lidhet me garantimin që qeveria të mos mbrojë personat që vendosen nën akuzë nga drejtësia.

Në fund, studenti e pyeti drejtpërdrejt Ramën se kur do të mbajë përgjegjësi. Kryeministri iu përgjigj se do të flasë për këtë çështje kur studenti të pranojë të vijë në dialog, duke përsëritur thirrjen për të shmangur dhunën.

Pyetjet e studentit dhe përgjigjet e Ramës:

Studenti: Zoti kryeministër, me kë doni të dialogoni?

Rama: Dua dialog me këdo që beson se unë jam i keq, po ama dhuna është një armik i lirisë së të gjithëve.

Studenti: Me të rinjtë që policia i qëlloi me plumb gome dhe i mbyti me gaz lotsjellës, apo me studentët që i mbani me premtime që nga viti 2018?

Rama: Policia u qëllua me gurë dhe me zjarr, e me lloj-lloj saçmesh e vidash me llastiqe, nga ato primitive, dhe reagoi me gaz lotsjellës dhe me ujë. E në ndonjë rast edhe me shkop dhe me plumb gome. Mjete të çdo policie në çdo vend demokratik. Dhe kur policët e plagosur janë më shumë se dyfishi i protestuesve të plagosur, ndryshe nga të gjitha vendet ku ka ndodhur dhe ndodh këto ditë diçka e ngjashme, çdo pretendim për dhunë nga policia mbi studentët është djallëzor. Jam gati ta bëjmë bilancin e zotimeve të vitit 2018, ama ballë për ballë dhe me fakte, jo me retorikë.

Studenti: Mos ndoshta tani u kujtuat që të flisnit për flamingot?

Rama: Unë nuk u kujtova tani të flas për flamingot. Jo, kam bërë dhe publikuar një reflektim të tërë, pasi i kam ndjekur, dëgjuar, analizuar, dhe flas për ata të qershorit, se ata ishin për mua flamingot. Madje, sot, ndër të tjera rezultate të atij reflektimi, ka dhe një dritare që lindi si pjesë e tij. Flamingo Mirror.al, pasqyrë e flamingos.

Studenti: Tani u kujtuat për dialog?

Rama: Ka disa të tillë, ndërkohë që për katër muaj i kam dëgjuar më shumë se kushdo. Unë atje lart në zyrë, ata poshtë dritares. “O në burg, o në litar” fillonte puna ime në mëngjes me disa që rrinin atje te cepi i bulevardit dhe ulërinin, e mbyllnin në mbrëmje me “burg” e me “poshtë komunizmi”, e me plot bejte, përvetime e kërcënime.

Studenti: Dhe përsëri ju nuk e lini arrogancën mënjanë. Prapë përpiqeni të na thyeni inteligjencën, sikur ne nuk dimë të argumentojmë.

Rama: Arrogancë është të thuash: “Populli nuk është ai që të votojë ty, po jemi ne poshtë dritares tënde dhe do të marrim peng Tiranën po nuk e braktise detyrën”, pavarësisht se ke kontratë me shumicën e popullit shqiptar. Aq më tepër që unë nuk kam dëgjuar argumente, apo kam dëgjuar sharje, kam dëgjuar ulërima, kërcënime për këdo që nuk mendon si ju, cilëtdo qofshin, online apo offline, dhe manipulime të pafundme me ndihmën e duarve të atyre që nuk e duan Shqipërinë të ngjitet më lart.

Studenti: A doni t’ju jap 420 mijë argumente të tjera, aq sa shqiptarë janë larguar që nga viti 2011?

Rama: Me kënaqësi, po. Duhet të m’i japësh 420 mijë argumente poshtë, sy më sy, ama edhe me durimin për të dëgjuar dhe jo vetëm me nxitimin për të folur e për të propaganduar.

Studenti: A doni të dini pse ne nuk kemi besim te dialogu juaj? Sepse na e treguat besën në vitin 2018, kur ju premtuat studentëve pesëpërqindëshin, që edhe sot e keni pa paguar faturën.

Rama: Kështu thoni ju, por lexojeni Paktin për Universitetin, që ishte dokumenti që e kurorëzoi atë protestë studentore, dhe mos ngatërroni kërkesat e shumta që u hodhën lart e poshtë asokohe me zotimet e qarta dhe të shkruara që mori qeveria.

Studenti: Ne nuk i urrejmë policët.

Rama: E besoj që ju nuk i urreni policët, sepse ju i hidhni gurët dhe molotovët në emër të një urrejtjeje më të lartë, parimore, gati-gati idealiste. Sipas jush, urrejtja e Antifas, urrejtja e Black Block-ve, urrejtja e të gjithë atyre që janë lëshuar nëpër Europë si një lukuni që nuk di fare se ku do të dalë, por di ama që duhet të shkatërrojë. Dhe, në fakt, dhuna më e egër dhe pasojat më çnjerëzore në kurrizin e popujve dhe vendeve kanë ardhur pikërisht nga ai lloj urrejtjeje.

Studenti: Si t’ju besojmë ju, kur këmbëza shtypet aq lehtë kundrejt protestuesve, të rinjve, të miturve?

Rama: E mor mik, po kur të rrihte këmba që ti e imiton pa t’u trembur syri, madje mu aty ku je ulur ti, nga ku protestuesit mbeteshin të vdekur dhe tërhiqeshin të plagosur nga bulevardi. Megjithatë, nuk shkulej asnjë gur në trotuar dhe nuk i gjuhej me molotov policisë, dhe nuk shkatërroheshin bizneset e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. Ndërsa të miturit as që nuk afroheshin dot në ato protesta, sepse kush protestonte nuk përdorte të mitur dhe nuk paguhej kapuç i zi për të sakatuar e për të djegur policët dhe për të marrë peng një popull të tërë, duke i risjellë fantazmën e një të kaluare që nuk vjen më.

Studenti: Ja pra, kjo është përvoja jonë.

Rama: Kjo, në fakt, është përvoja e Instagram-eve dhe TikTok-eve tuaja, e amplifikuar nga ekranet e korruptuara të pronarëve të mediave, ku policia është dhunuesja, ndërsa studentët janë të dhunuarit. Ndërkohë që përvoja e mjekëve dhe infermierëve të spitaleve të Tiranës është se policët e lënduar janë dy herë e gjysmë më shumë sesa protestuesit dhe kalimtarët e marrë bashkë. Ndërsa studentët e vërtetë mes të lënduarve janë ku e ku më pak akoma.

Studenti: Ky është mosbesimi që ju keni kultivuar, duke zgjedhur njerëzit e gabuar për postet që emëruat ju. Ju, kryeministër.

Rama: Jeni absolutisht në të drejtën tuaj të jeni mosbesues, ndërkohë që zgjedhjet e mia janë e drejta ime dhe, ndër dhjetëra e dhjetëra e dhjetëra, nuk e di sa janë bërë, gjashtëdhjeta më shumë ministra në trembëdhjetë vjet, me siguri ka dhe zgjedhje të gabuara dhe nuk kam kurrsesi se si ta mohoj këtë.

Studenti: Mbani përgjegjësinë kushtetuese për ministrat që zgjidhni.

Rama: Edhe?

Studenti: Përgjegjësia penale është personale, po, dakord. Po përgjegjësia politike nuk fshihet pas saj.

Rama: Absolutisht jo. Përgjegjësia ime politike është të garantoj se as unë dhe as shumica qeverisëse nuk bën avokatin e askujt nga radhët tona që vendosen në akuzë nga drejtësia. Dhe kur të më tregosh një kryeministër apo një president në një vend demokratik që mban ndonjë lloj tjetër përgjegjësie personale sesa kjo që po them, atëherë i kthehemi përsëri këtij argumenti me kënaqësi.

Studenti: Po ju, kur do të mbani përgjegjësi?

Rama: Këtë do ta them kur të vish në dialog. Mos ki frikë nga dialogu, distancohu nga gurët dhe nga zjarri. Ik nga rruga e dhunës, miku im./Dosja.al

 

edi rama

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...