Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Tragjedi në Bullgari/ Aksident zinxhir me 50 automjete, raportohen 10 viktima dhe 27 të plagosur (FOTO+VIDEO)
Aksidenti ndodhi në një autostradë në rajonin e Jambolit, në kushte të mjegullës së dendur, e cila dyshohet se ka ndikuar në përplasjen zinxhir të makinave dhe kamionëve në të dyja drejtimet e qarkullimit.
10 November 2026, 11:21Nga G.M
pamje
BULLGARI- Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Bullgarinë juglindore këtë të martë, ku të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një përplasjeje masive që përfshiu rreth 50 automjete. Aksidenti ndodhi në një autostradë në rajonin e Jambolit, në kushte të mjegullës së dendur, e cila dyshohet se ka ndikuar në përplasjen zinxhir të makinave dhe kamionëve në të dyja drejtimet e qarkullimit.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë një skenë të rëndë, me automjete të shkatërruara, makina të përmbysura, kamionë të përplasur dhe mjete të tjera që kanë përfunduar jashtë rrugës. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, zjarrfikëse dhe ambulanca për të ndërhyrë dhe për të nxjerrë personat e bllokuar brenda automjeteve.
? No, this isn't footage from a post-apocalyptic movie — it's a massive highway pileup in Bulgaria More than 50 vehicles collided on a highway near the city of Yambol due to thick fog. According to preliminary reports, at least 10 people were killed and dozens injured. The highway was littered with debris, and several vehicles caught fire. One driver said he miraculously escaped his vehicle. Another smashed the window of a burning car and pulled a person to safety. “Everything happened very quickly. So many people died here. A man died right behind me. There were four trucks behind me. Thank God I'm still alive,” one witness recalled.
Mediat e huaja bëjnë me dije se, të plagosurit janë transportuar në spitalet e zonës, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet për të kontrolluar automjetet e përfshira në përplasje. Autoritetet kanë bërë të ditur se përparësi aktualisht kanë operacionet e shpëtimit dhe ndihma për të plagosurit. Pas përfundimit të tyre, do të nisë hetimi për të përcaktuar shkaqet e sakta të kësaj tragjedie. Numri i viktimave mund të ndryshojë, ndërsa situata në vendngjarje mbetet ende në zhvillim./Dosja.al