Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Tragjedi në Poloni! Të shtëna me armë në qendër të Krakovit, të paktën 6 viktima dhe 15 të plagosur, arrestohet autori! Mes të plagosurve edhe dy policë
Ngjarja e rëndë është regjistruar të shtunën, më 7 nëntor, pranë sheshit kryesor të qytetit, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga forcat e policisë.
7 November 2026, 20:13Nga E.d
Pamje
POLONI- Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur qytetin e Krakovit në jug të Polonisë, duke shkaktuar të paktën 6 viktima dhe 15 persona të plagosur. Ngjarja e rëndë është regjistruar të shtunën, më 7 nëntor, pranë sheshit kryesor të qytetit, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga forcat e policisë.
Sipas raportimeve mes viktimave janë katër gra dhe dy burra. Numri i të plagosurve raportohet të jetë 15, ndërsa autoritetet nuk kanë përjashtuar mundësinë e ndryshimeve në bilancin e ngjarjes.
Ngjarja ka shkaktuar mobilizim të madh të forcave të sigurisë dhe shërbimeve të emergjencës, të cilat kanë mbërritur me urgjencë në zonën ku u dëgjuan të shtënat. Në operacionin e shpëtimit është angazhuar edhe një helikopter mjekësor, i cili është ulur pranë sheshit qendror për të ndihmuar në transportimin dhe trajtimin e të plagosurve.
?JUST IN: Active shooter In Krakow,Poland MANY KILLD, MANY INJURED A man dressed in camouflage driving around in a black car shooting people at random https://t.co/fMmHsVY8Bv
Arrestohet autori, plagosen edhe dy efektivë policie
Sipas Ministrisë së Brendshme polake, personi i dyshuar për sulmin është shtetas polak. Ai është plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë dhe më pas është transportuar në spital, ku po merr trajtim mjekësor.
Në momentin e arrestimit, i dyshuari ka tentuar të largohet, ndërsa sipas autoriteteve, gjatë operacionit është shkëmbyer zjarr me armë mes tij dhe efektivëve të policisë.
Mes 15 të plagosurve janë edhe dy punonjës policie. Gjendja e njërit prej tyre raportohet kritike, ndërsa ministri i Brendshëm polak, Marcin Kierwinski, ka konfirmuar seriozitetin e situatës shëndetësore të efektivit.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentin e arrestimit të personit të dyshuar. Në video shihet një burrë me fytyrën e mbuluar, i shtrirë në asfalt, ndërsa një efektiv policie i afrohet me armën e drejtuar dhe i kërkon të mos lëvizë. Policia ka bërë të ditur se nuk po kërkohen persona të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.
Kryeministri Tusk: Po hetohen të gjitha rrethanat
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka reaguar pas ngjarjes tragjike, duke shprehur shqetësimin për bilancin e viktimave dhe duke konfirmuar se po informohet në mënyrë të vazhdueshme për zhvillimet.
Në një reagim në rrjetin social X, Tusk e cilësoi ngjarjen si një incident tragjik me armë zjarri, ndërsa bëri të ditur se policia po heton të gjitha rrethanat dhe motivet e mundshme të sulmit.
Edhe presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka shprehur solidaritetin me viktimat, të plagosurit dhe familjarët e tyre, duke kërkuar një sqarim të plotë të asaj që ndodhi.
Dëshmitarët: Dëgjuam të shtënat, na urdhëruan të qëndronim në dhoma
Disa dëshmitarë kanë treguar momentet e frikës që përjetuan gjatë incidentit. Një prej tyre, e cila ndodhej në një hotel pranë zonës, tha se kishte dëgjuar të shtënat nga dhoma e saj, por fillimisht nuk kishte kuptuar se çfarë po ndodhte.
Sipas dëshmisë së saj, vetëm pas një telefonate nga administrata e hotelit u informuan se në zonë kishte ndodhur një incident me armë zjarri. Personave që qëndronin në hotel iu kërkua të mos dilnin nga dhomat deri në një njoftim të dytë.
Ndërkohë, autoritetet polake vijojnë hetimet për të përcaktuar motivet e sulmit dhe rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa zona ku ndodhi incidenti është përfshirë nga masa të shtuara sigurie./Dosja.al