2 November 2026, 15:21
Nga E.d
Pamje
GJILAN- I dyshuari për vrasjen e rëndë të një 27-vjeçari dhe foshnjës së tij në fshatin Demiraj të Gjilanit është paraqitur këtë të hënë përpara Gjykatës Themelore në Gjilan, ku po zhvillohet seanca e parë shqyrtuese për këtë ngjarje të rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, Brahim Demiraj është arrestuar në lidhje me rastin, ndërsa rrethanat dhe mënyra se si janë kryer vrasjet mbeten ende të paqarta. Gjatë seancës pritet të shqyrtohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Deri më tani, Policia e Gjilanit dhe Prokuroria Themelore nuk kanë bërë publike detaje mbi dinamikën e ngjarjes, mjetin e përdorur apo rrethanat në të cilat kanë humbur jetën babai dhe foshnja.
Më herët, mediat kanë raportuar se foshnja po qëndronte me të atin, pasi ky i fundit ishte i ndarë nga bashkëshortja për shkak të problemeve të vazhdueshme në marrëdhënien e tyre.
Ndërkohë, 27-vjeçari Adonis Demiri raportohet se ka qenë i njohur më parë për autoritetet e sigurisë dhe të hetuesisë në Gjilan, përfshirë edhe për çështje që lidhen me përdorimin e narkotikëve dhe dyshime për vepra të tjera penale./Dosja.al
gjilan
Aktualitet
2 November 2026, 15:13
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e studentëve është zhvendosur pasditen e kësaj të hëne përpara godinës së Kryeministris&eu...
Aktualitet
2 November 2026, 14:58
E. D
BULQIZË- Investimi prej 330 mijë eurosh i financuar nga Bashkia e Bulqizës për sistemim asfaltimin e rrugës së lagjes &ldquo...
Aktualitet
2 November 2026, 14:50
E. D
TIRANË- Kostoja e jetesës, mungesa e mundësive ekonomike, problemet në arsim dhe pakënaqësitë me qeveritë kanë...
Aktualitet
2 November 2026, 14:46
E.M
TIRANË- E bija e diplomatit të ndjerë Bashkim Zeneli, Valbona Zeneli, ka mbajtur një fjalim emocionues ditën e sotme në homa...
Aktualitet
2 November 2026, 14:39
E.M
TIRANË- Një grup studentësh në Tiranë kanë marshuar drejt Kryeministrisë, për të kërkuar dorëheqjen e kr...
Aktualitet
2 November 2026, 14:22
E.M
TIRANË- Policia e Shtetit ka ngritur një alarm për një skemë mashtrimi kibernetik e cila ka filluar të qarkullojë nga mesazh...
Aktualitet
2 November 2026, 13:47
E.M
TIRANË- Protesta studentore ditën e sotme u zgjerua në ambientet universitare, ku të rinjtë kanë vijuar marshimin në fa...
Aktualitet
2 November 2026, 13:25
E. D
TIRANË- Studentët po vijojnë të marshojnë në rrugët e Tiranës, ku së fundmi janë futur në ambi...
Aktualitet
2 November 2026, 13:22
E.M
KORÇË- Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë pas disa ditësh i janë rikthyer procesit më...
Aktualitet
2 November 2026, 12:54
E.M
TIRANË- Studentët tashmë kanë nisur marshimin e tyre drejt Universitetit të Mjekësisë. Gjatë marshimit ata vijojnë...