2 November 2026, 14:46
Nga E.M

TIRANË- E bija e diplomatit të ndjerë Bashkim Zeneli, Valbona Zeneli, ka mbajtur një fjalim emocionues ditën e sotme në homazhet e të atit në Kuvend. Ajo dha një mesazh në emër të familjes duke kujtuar kështu figurën e diplomatit dhe njëkohësisht edhe kontributin e tij në jetën publike dhe vlerat që e karakterizuan gjatë gjithë jetës.
"Je ndriçues nga ata që rrezatojnë drejtësi, zgjuarsi, vizion, butësi dhe dashuri për të bukurën. I shtrenjti ynë, jeta jote ka qenë një vepër historike, politike, shoqërore, kulturore, por një jetë e ndarë me dashurinë dhe bukurinë tënde, mamin engjëllin, siç e quajte ti.
Nuk iu përkule kurrë injorancës dhe servilizmit, jo vetëm në komunizëm, por edhe sot. Pena jote nuk iu bind kurrë askujt. Ke respektuar të thjeshtin dhe ke sfiduar pushtetarin.
Si diplomat ke ndërtuar ura. Ke mbështetur shqiptarët kudo ku ke shërbyer dhe dera e shtëpisë sonë ka qenë e hapur gjithmonë. Ke shtruar shumë rrugë të integrimit të Shqipërisë në Europë. Refuzoje kategorikisht çdo akti që mban peng njeriun, nga korrupsioni dhe klientelizmin. Ti flije gjumë qetë dhe e nisje ditën duke kënduar.
E ke jetuar jetën me shumë dashuri, me kulturë dhe shumë libra. Ditën që u ngrite në qiell do të publikohej libri yt i katërt. Je mënyra si ne do të ruajmë vlerat dhe dinjitetin tonë. Zemrat janë të thyera, por me shumë dashuri dhe kujtime. Ti je engjëlli më i bukur në parajsë. U ngrite në qiell me këngën tënde të preferuar ‘Lule bore’. Shpirti yt do të ndriçojë në qiell ashtu si në Tokë.,u shpreh Zeneli./Dosja.al
Bashkim Zeneli Valbona Zeneli
Aktualitet
2 November 2026, 14:39
E.M
TIRANË- Një grup studentësh në Tiranë kanë marshuar drejt Kryeministrisë, për të kërkuar dorëheqjen e kr...
Aktualitet
2 November 2026, 14:22
E.M
TIRANË- Policia e Shtetit ka ngritur një alarm për një skemë mashtrimi kibernetik e cila ka filluar të qarkullojë nga mesazh...
Aktualitet
2 November 2026, 13:47
E.M
TIRANË- Protesta studentore ditën e sotme u zgjerua në ambientet universitare, ku të rinjtë kanë vijuar marshimin në fa...
Aktualitet
2 November 2026, 13:25
E. D
TIRANË- Studentët po vijojnë të marshojnë në rrugët e Tiranës, ku së fundmi janë futur në ambi...
Aktualitet
2 November 2026, 13:22
E.M
KORÇË- Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë pas disa ditësh i janë rikthyer procesit më...
Aktualitet
2 November 2026, 12:54
E.M
TIRANË- Studentët tashmë kanë nisur marshimin e tyre drejt Universitetit të Mjekësisë. Gjatë marshimit ata vijojnë...
Aktualitet
2 November 2026, 12:39
E.M
FINIQ- Një e moshuar në fshatin Finiq është sulmuar nga disa persona ende të paidentifikuar ku i vodhën shtëpinë m...
Aktualitet
2 November 2026, 12:36
E. D
TIRANË- Protesta e studentëve po vijon në ambientet universitare, ku të rinjtë po u bëjnë thirrje kolegëve të tyre...
Aktualitet
2 November 2026, 12:33
E. D
TIRANË- Në ditën e 21-të të revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës, studentët vijojnë marshimin n&eu...
Aktualitet
2 November 2026, 12:30
E. D
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Anki...