23 October 2026, 20:25
Nga E.d
Ervin Vrioni
TIRANA- Ervin Vrioni, protestuesi të cilin kryeministri Rama akuzoi për një sërë veprash penale ka reaguar dhe ka kundërshtuar akuzat e ngrituara ndaj tij. Në një video të postuar në rrjetet sociale, ai ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ka paralajmëruar se do ta padisë për shpifje.
Ai shprehet se ndaj tij janë ngritur katër akuza, përfshirë vetëgjyqësinë, mashtrimin dhe fshehjen e të ardhurave. Vrioni tregon se është kthyer nga emigrimi në Shqipëri në vitin 2008, me synimin për të ndërtuar jetën këtu. Ai thotë se familja e tij tashmë ka gjashtë fëmijë dhe se kushtet e jetesës janë përkeqësuar ndjeshëm.
Vrioni përmend edhe pretendimet për financim nga Irani. Me ironi ai thotë se këto akuza kanë sjellë reagime edhe nga protestuesit e tjerë, të cilët i kërkojnë të ndajnë me ta paratë që pretendohet se ka marrë. Në reagimin e tij, ai thotë se i është nënshtruar pesë herë skanerit për shkak të dyshimeve për krisje të kafkës.
Ervin Vrioni: Kryeministri e kishte thënë me shkurtime. Po ta dish, o vëlla, se jemi nga Vrionasi, që keni 83 vite që na masakroni si fis. Po si paraardhësit tuaj, edhe pjella e tyre, të njëjtat gjëra do të bëni. Po ku është i fortë, lërë Tiranën! Po unë thashë, mos thotë se e kanë futur brenda para disa ditësh për evazion fiskal.
Unë jam arrestuar katër herë, tri herë shoqërim dhe një herë arrestim. Po më e forta kush është? Më ka hedhur katër akuza. Vetëgjyqësi! Se nga e ka gjetur këtë vetëgjyqësinë, nuk e marr vesh. Mashtrim! Nuk mund të kemi borxhe dhe halle sa të duash, por nuk njihemi si mashtrues. Fshehje të ardhurash? Po, po i paguajmë taksat.
Ishim mirë deri para se të vije ti. Tani kemi kaluar në mbijetesë. Nga jetesë kemi kaluar në mbijetesë. Erdhëm nga emigrimi në vitin 2008. Erdhëm me një fëmijë, na dha Zoti edhe pesë të tjerë, i bëmë gjashtë, që të jetojmë në Shqipëri. Kurse ti thua: “Merrni valixhet dhe ikni”. Po ja ke futur kot, se ne nuk ikim dot.
Arrestimi i fundit, të shtunën e kaluar, ishte për 10 shishe ujë fiziologjik, 6 fasho, një pako me maska, një palë doreza, një kapuç dhe një brisk të vogël, që e mbajmë për të prerë thonjtë.
Më e bukura e kësaj është diçka tjetër, sepse akuza dhe vendimi i gjykatës thonë: “Konstatova dhe vendosa”. Ka gjuajtur me gurë, ka hedhur molotovë dhe teknikisht na ka futur te grupi tjetër, por gjykatësja nuk e ka parë se çfarë akuze kisha unë.
E ke gjetur se ku do të shkoj? Na fute dhe te fondet e Iranit, por më kapin edhe protestuesit tani. Kemi 140 ditë këtu dhe na thonë, paskeni marrë fonde, na jepni ndonjë lek edhe ne.
Po qershia mbi tortë, o Rame është kjo: Kam bërë pesë herë skaner për krisje të kafkës.
I kemi të gjitha, FNSH-në tënde. Ti bashkë me këtë do të shkosh për shpifje, të hënën, padia kundër teje./Dosja.al
protesta
Aktualitet
23 October 2026, 20:01
G.M
pamje
TIRANË- Protesta studentore në Tiranë ka hyrë në ditën e 11-të, me një grup qytetarësh dhe studentësh ...
Aktualitet
23 October 2026, 19:51
E.d
Foto Ilustruese
TIRANA- I riu i cili u akuzua nga kryeministri Rama për shitje të lëndëve narkotike, ka reaguar pas akuzave. Gjatë nj...
Aktualitet
23 October 2026, 19:01
E.d
Foto ilustruse
HIMARA- Turisti i cili humbi orientimin në zonën e fshatit Iliaz, në Bashkinë Himarë, është gjetur dhe shp&e...
Aktualitet
23 October 2026, 18:30
E.d
Pamje
TIRANA- Dy sindikata të arsimit në Shqipëri kanë bërë thirrje për solidarizim me protestën kombëtare të...
Aktualitet
23 October 2026, 18:09
E.d
Foto ilustruese
ITALI- Një operacion i gjerë i Guardia di Finanza në Itali, kundër një organizate të dyshuar kriminale që m...
Aktualitet
23 October 2026, 17:37
G.M
Besmir Beja
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në kuadër të ...
Aktualitet
23 October 2026, 16:27
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë u ka bërë thirrje sipërm...
Aktualitet
23 October 2026, 15:44
E.d
Pamje
SPANJA- Një përplasje e fortë mes një skafi të dyshuar të trafikantëve të drogës dhe një anijeje patru...
Aktualitet
23 October 2026, 15:36
E.d
Pamje
ITALI- Një plantacion i brendshëm me 1.206 bimë kanabisi, me vlerë mbi 1 milion euro në tregun e paligjshëm, ësht&eum...
Aktualitet
23 October 2026, 15:08
E.d
Pamje
TIRANA- Ish-drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Erald Elezi, jan&e...