30 October 2026, 21:18
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar përjashtimin e tij me 10 ditë nga seancat e kuvendit si përjashtim në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese. I ftuar në "Çdo Kënd" në A2 CNN, Berisha tha se kjo është mendësia prej xhelati e kryeministrit Edi Rama, i cili nuk toleron ansjë lloj kundërshtimi. Referuar gjuhës së tij në Kuvend, Berisha theksoi se i ka thënë me vetëdije të plotë dhe mund t’i faktojë se ai është parlament i krimit, që nuk ka ekzistuar as në kohën e PPSSH-së.
“Ky është një përjashtim në kundërshtim me parimet themelore të kushtetutës së Shqipërisë për deklaratën time për të cilën deputeti është i lirë të shprehë në Kuvend. Ky përjashtim shpreh mendësi prej trashëgimie të Edvin Kristaq Xhelati, i cili nuk toleron asnjë lloj kundërshtimi apo sulmi mediatik. Pse më përjashtoi se unë u thashë që ata deputetë që votojnë Ramën dhe ligjet e tij e meritojnë të gjithë atë dhunë, terror e torturë që falangat e tij ushtrojnë ndaj studentëve paqësorë në revoltën e tyre. Ai parlament është i krimit në atë parlament ka kriminelë më të mëdhenj se ata që janë në burgjet e Shqipërisë të llojit të Ballës dhe Ramës që janë më të mëdhenj se gjithë bosat e karteleve të lidhur me ta. Në atë parlament ka kriminelë dhe shumë se ata që janë në burg. Që nga koha e PPSH nuk ka ekziston një grup kriminal me mandat sesa ekziston sot. I kam thënë me vetëdijen më të plotë dhe mund ta faktoj para shqiptare se çfarë kriminelësh janë këta," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha
Politike
30 October 2026, 21:13
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se nuk do të marrë automatikisht postin e kryeministrit n...
Politike
30 October 2026, 20:10
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një tjetër spot në lidhje me protestën komb...
Politike
30 October 2026, 19:54
E. D
Partia e Lirisë
TIRANË- Partia e Lirisë u bën thirrje anëtarëve, mbështetësve dhe qytetarëve që t&rsqu...
Politike
30 October 2026, 19:51
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me raportimet për dhunimin e Ergys Agasit në bu...
Politike
30 October 2026, 19:43
E. D
Toni Gogu
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, propozoi sot në Këshillin Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtj...
Politike
30 October 2026, 18:13
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në tryezën e Këshillit Kombëtar për të...
Politike
30 October 2026, 18:11
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se duke nisur nga viti i ardhshëm, fëmijët do të qëndrojnë në shkollë...
Politike
30 October 2026, 18:01
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se qeveria synon të zgjerojë skemat e mbështetjes financiare për familjet, ndër...
Politike
30 October 2026, 18:00
E.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndërsa foli për perdorimin e dhunës tha se ajo mund të kthehet në një mjet kundër shkolla...
Politike
30 October 2026, 17:52
E.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim për të drejtat e fëmijëve ka pohuar se duhet të krijohen d...