4 November 2026, 15:21
Nga E. D

BULQIZË- Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës, ku fillimisht u raportua se një 62-vjeçar kishte humbur jetën pas sulmit nga një kafshë e egër, por nga hetimet u zbulua se ai ishte vrarë me armë zjarri. Blutë bëjnë me dije se kanë arrestuar bashkëshorten dhe djalin e viktimës, të dyshuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vrasjen e 62-vjeçarit, duke përdorur armë zjarri dhe mjete të forta prerëse.
Ngjarja u regjistrua më 3 nëntor 2026, ndërsa pas hetimeve intensive, më 4 nëntor, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër bëri të mundur dokumentimin e saj, nën drejtimin e Prokurorisë. Fillimisht, familjarët raportuan se 62-vjeçari kishte humbur jetën pas sulmit nga një ari, por nga hetimet dhe ekzaminimet mjekoligjore rezultoi se ai ishte vrarë me armë zjarri.
Konkretisht, në pranga janë vënë bashkëshortja, 57 vjeçe, dhe djali i viktimës, 33 vjeç, të dy banues në fshatin Godvi. Gjatë veprimeve hetimore, policia sekuestroi një pistoletë model 54, së bashku me fishekët, si dhe një gëzhojë pistolete të gjetur në oborrin e banesës. Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i Policisë:
DVP Dibër/Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Godvi, Bulqizë, ku fillimisht u raportua se një shtetas kishte humbur jetën pas sulmit nga një kafshë e egër. Arrestohen bashkëshortja dhe djali i tij, të dyshuar për vrasjen e tij me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse.
Më datë 04.11.2026, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, pas një hetimi intensiv, u bë i mundur dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 03.11.2026, në fshatin Godvi, Bulqizë.
Fillimisht, familjarët e shtetasit U. F. raportuan se ai kishte humbur jetën si pasojë e sulmit nga një kafshë e egër (ari), por nga hetimet e kryera dhe ekzaminimet mjekoligjore rezultoi se ky shtetas ishte vrarë me armë zjarri. Në vijim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi i shtetasve:
* S. F., 57 vjeçe;
* G. F., 33 vjeç;
të dy banues në fshatin Godvi (përkatësisht bashkëshortja dhe djali i shtetasit U. F.).
Ndalimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse shtetasin U. F. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, model 54, me fishekë, si dhe një gëzhojë pistolete, e gjetur në oborrin e banesës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim./Dosja.al
Aktualitet
4 November 2026, 15:12
E. D
Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...
Aktualitet
4 November 2026, 15:09
G.M
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shfaqi shpresën se zgjedhja e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, do t’i ...
Aktualitet
4 November 2026, 15:02
I.A
Foto Ilustruese
STRASBURG- Komisioni Europian ngre shqetësime për përpjekjet e zyrtarëve publikë dhe politikanëve për ...
Aktualitet
4 November 2026, 15:00
E.M
ELBASAN- Një apartament në Elbasan është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Nga informacionet paraprake dyshohet se sh...
Aktualitet
4 November 2026, 14:54
E.M
BULQIZË- Shtetasi E. L., 29 vjeç, banues në fshatin Strikçan, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jet...
Aktualitet
4 November 2026, 14:28
I.A
Policia
BULQIZË- Një incident me armë zjarri është regjistruar në fshatin Sopot, në njësinë administrative Zerqan...
Aktualitet
4 November 2026, 14:26
E.M
TIRANË- Studentët tashmë kanë vijuar protestën drejt Ministrisë së Arsimit me thirrjet antiqeveritare pas tubimit n&eum...
Aktualitet
4 November 2026, 14:16
E.M
MURIQAN- Në pikën kufitare të Muriqanit është arrestuar një 56-vjeçar pas tentativave për të transportuar në...
Aktualitet
4 November 2026, 14:08
E.M
TIRANË-Apeli i Posaçëm ka dhënë sot vendimin për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni. Për Hysenin është vendosu...
Aktualitet
4 November 2026, 13:59
E.M
FIER- Policia Rrugore e Fierit ka intensifikuar kontrollet në akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut. Kjo lëvizje ka p&e...