LIVE UPDATES
Politike

Vendimet e qeverisë/ Doganat drejt një platforme elektronike të vetme, portali “e-Albania” do të shërbejë si pika e kontaktit për importet, eksporet dhe tranzitet 

Në këtë mënyrë bizneset do të kenë një pikë të vetme kontakti për dorëzimin e dokumenteve, ndërsa lejet, licencat dhe autorizimet do të verifikohen automatikisht nga institucionet përgjegjëse.  

20 November 2026, 19:49 Nga E.M

Vendimet e qeverisë/ Doganat drejt një platforme elektronike të

TIRANË- Qeveria ka propozuar krijimin e Dritares së Vetme Kombëtare për Doganat (DVKD), një platformë elektronike që ka për ynim të bashkojë procedurat doganore dhe jodoganore në një sistem të vetëm. Në këtë mënyrë bizneset do të kenë një pikë të vetme kontakti për dorëzimin e dokumenteve, ndërsa lejet, licencat dhe autorizimet do të verifikohen automatikisht nga institucionet përgjegjëse.  

Përmes projektligjit për krijimin dhe funksionimin e DVKD-së, synohet reduktimi i burokracive dhe lehtësimi i procedurave për operatorët ekonomikë që kryejnë aktivitete importi, eksporti dhe tranziti. 

Portali “e-Albania” do të shërbejë si pika e vetme e kontaktit për bizneset, ndërsa shkëmbimi i informacionit ndërmjet institucioneve do të realizohet elektronikisht.

Sipas vendimeve të Qeverisë, sistemi do t’u mundësojë bizneseve dorëzimin e një grupi të integruar të dhënash, që përfshin deklaratat doganore dhe dokumentacionin për formalitetet jodoganore.

Në këtë mënyrë, lejet, licencat dhe autorizimet do të jenë të disponueshme për Doganat përmes shkëmbimit elektronik të informacionit, pa pasur nevojë që bizneset t’i paraqesin në mënyrë të përsëritur.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave do të jetë autoriteti përgjegjës për sistemin, ndërsa AKSHI do të administrojë dhe mirëmbajë infrastrukturën teknike, duke garantuar funksionimin e platformës, sigurinë kibernetike dhe ndërveprimin mes institucioneve.

Projektligji parashikon gjithashtu krijimin e një Komiteti Mbikëqyrës, ku do të përfaqësohen institucionet shtetërore dhe komuniteti i biznesit, për të koordinuar dhe monitoruar zbatimin e sistemit.

Një tjetër element është integrimi i ardhshëm me sistemin evropian EU CSë-CERTEX. Lidhja efektive me këtë platformë parashikohet të realizohet me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Deri atëherë, do të zbatohet një plan kombëtar për zhvillimin e sistemit.

Sipas projektligjit, ministritë dhe autoritetet kompetente do të kenë 12 muaj nga hyrja në fuqi e tij për të harmonizuar legjislacionin sektorial.

Shërbimet e reja do të fillojnë të zbatohen pas ngritjes dhe funksionimit të plotë të platformës, sipas afateve që do të përcaktohen me akte nënligjore.

Në të njëjtën paketë janë propozuar edhe ndryshime për tarifat e licencave në fushën e artikujve piroteknikë dhe lëndëve plasëse për përdorim civil.

Në të dyja rastet, tarifat për trajtimin e aplikimeve për licenca dhe autorizime do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Për artikujt piroteknikë, të ardhurat nga këto tarifa parashikohen të derdhen në buxhetin e shtetit.

Projektligjet janë propozuar për shqyrtim dhe miratim në Kuvend, ndaj masat e parashikuara nuk janë ende në fuqi./Dosja.al 

Tirane

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin