LIVE UPDATES
Politike

Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Burgjeve: Ndërhyrja nuk është urgjente

Veliaj do të paraqitet në spital të dielën, më 22 nëntor, për të kryer analizat laboratorike dhe konsultat e nevojshme para ndërhyrjes. Drejtoria e Burgjeve bën me dije se problemet shëndetësore të Veliajt janë ndjekur nga stafi mjekësor i IEVP Fier që prej momentit të pranimit të tij në institucion, ku ai kishte raportuar një dëmtim në kavilie.

20 November 2026, 16:22 Nga E. D

Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor,

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se Erion Veliaj do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale ditën e hënë, më 23 nëntor, në Spitalin Rajonal Memorial Fier, për shkak të dëmtimit në kavilien e majtë. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, data e operacionit është përcaktuar pas konsultave dhe ekzaminimeve të kryera nga mjekët specialistë.

Veliaj do të paraqitet në spital të dielën, më 22 nëntor, për të kryer analizat laboratorike dhe konsultat e nevojshme para ndërhyrjes. Drejtoria e Burgjeve bën me dije se problemet shëndetësore të Veliajt janë ndjekur nga stafi mjekësor i IEVP Fier që prej momentit të pranimit të tij në institucion, ku ai kishte raportuar një dëmtim në kavilie.

Më 6 nëntor, ai është vizituar nga një mjek ortoped i Spitalit Rajonal Fier, ndërsa më 7 nëntor ka kryer rezonancë magnetike (MRI) dhe radiografi të kavilies së majtë. Pas shqyrtimit të rezultateve, mjekët kanë rekomanduar ndërhyrjen kirurgjikale, duke theksuar se ajo nuk përbënte një urgjencë mjekësore.

Ndërkohë, më 18 nëntor, në ambientet e burgut është zhvilluar një tjetër konsultë me dy mjekë specialistë ortopedë, të cilët kanë konfirmuar mundësinë e kryerjes së operacionit në Spitalin Memorial Fier. Po ashtu thuhet se Veliaj ka kërkuar edhe mendimin e një mjeku specialist të zgjedhur prej tij.

Sipas DPB-së, këtij mjeku i ishte krijuar mundësia për të kryer një vizitë më 18 nëntor, por ai nuk është paraqitur. Megjithatë, Drejtoria e Burgjeve thekson se mbetet e hapur mundësia që mjeku i zgjedhur nga Veliaj të jetë i pranishëm gjatë procedurave paraoperatore më 22 nëntor ose gjatë ndërhyrjes kirurgjikale më 23 nëntor.

Më herët, kryebashkiaku i arrestuar, i është drejtuar publikisht ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e thirrur në cilësinë e drejtueses politike të qarkut Fier dhe duke i kërkuar të ndërhyjë për të mundësuar kryerjen e operacionit të këmbës në Tiranë.

Në reagimin e tij, Veliaj thotë se kërkesat drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Drejtësisë Toni Gogu dhe drejtoreshës së Burgjeve nuk kanë marrë përgjigje. Ai ironizon situatën, duke iu referuar asaj që, sipas tij, i thuhet nga personat në burg, se kryeministri nuk merr më vendime dhe se problemet zgjidhen vetëm përmes Ballukut.

Reagimi i plotë i Drejtorisë së Burgjeve

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe personelit shëndetësor për garantimin e ofrimit të kujdesit shëndetësor të nevojshëm dhe të përshtatshëm për të gjithë shtetasit që ndodhen nën kujdesin e institucioneve tona, si dhe në funksion të transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit publik, dëshirojmë të bëjmë me dije sa vijon:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se që në momentin e pranimit në IEVP Fier, shtetasi E.V. është konsultuar nga stafi shëndetësor i institucionit, ku ka referuar për një dëmtim të kavilies. Që prej këtij momenti, situata shëndetësore është ndjekur nga strukturat përkatëse, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për vlerësimin dhe trajtimin e saj.

Më datë 06.11.2026, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, kryesisht dhe në bashkëpunim me IEVP Fier, ka mundësuar realizimin e një konsulte mjekësore brenda ambienteve të institucionit, me mjekun specialist ortoped të Spitalit Rajonal Fier, Dr. F.K.

Gjatë konsultës dhe ekzaminimit fizik, mjeku specialist ka konstatuar: “Ngurtësi e kyçit talocrural sinister. Atrofi muskulare të anësisë interne cruris” dhe ka rekomanduar kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore: MRI talocrural sinister dhe radiografi të kavilies së majtë.

Më datë 07.11.2026, në një kohë të shkurtër nga rekomandimi i mjekut specialist, IEVP Fier ka mundësuar realizimin e ekzaminimeve të kërkuara, konkretisht MRI talocrural sinister dhe radiografi të kavilies së majtë, si dhe konsultën me mjekun specialist ortoped turk, M.I., pranë Spitalit Memorial Fier.

Bazuar në ekzaminimin radiografik, mjeku specialist ka rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, pa evidentuar në asnjë rast elemente të urgjencës për ndërhyrjen.

Më datë 09.11.2026, në IEVP Fier ka mbërritur përgjigjja e ekzaminimit MRI në gjuhën angleze, ndërsa më datë 10.11.2026, është administruar nga Spitali Memorial përgjigjja përkatëse e këtij ekzaminimi në gjuhën shqipe.

Më datë 12.11.2026, mjeku i institucionit IEVP Fier ka realizuar një konsultim me mjekun specialist ortoped të Spitalit Rajonal Fier, Dr. F.K., i cili kishte kryer ekzaminimin fillestar më datë 06.11.2026 dhe kishte rekomanduar kryerjen e MRI-së. Gjatë këtij komunikimi, mjekut specialist i janë vënë në dispozicion përgjigjja e ekzaminimit MRI dhe disku i realizuar më datë 07.11.2026.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, mjeku specialist ka përshkruar në kartelën klinike:

“Duke u nisur nga paraqitja klinike (pacienti ka 11 javë trauma talocrural sinister. Me DG. Status post fraktur medial laterali dhe të dhënat nga MRI talocrural sinister e realizuar para 5 ditëve, mendoj të realizohet dhe një konsultë dhe trajtim me profesorët tanë në SUT (Spitali Universitar i Traumës) apo në klinika të tjera.

Gjithashtu rekomandon: pacienti duhet t’i nënshtrohet fizioterapisë intensive, që do të thotë: 10 seanca pasive; 10 seanca aktive; 5 seanca koordinim i të dyjave më lart.”

Më datë 18.11.2026, në ambientet e IEVP Fier, në bashkëpunim me mjekët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, mjekun e institucionit dhe përfaqësuesit e Spitalit Memorial Fier, mjekët specialistë ortopedë Dr. A.D. dhe Dr. M.I. kanë realizuar konsultimin dhe vlerësimin mjekësor të shtetasit E.V.

Pas ekzaminimit klinik dhe shqyrtimit të dokumentacionit imazherik, përfshirë radiografinë dhe rezonancën magnetike (MRI), mjekët kanë rekomanduar kryerjen e një ndërhyrjeje kirurgjikale jo emergjente, duke konfirmuar mundësinë e realizimit të saj pranë Spitalit Memorial Fier.

Gjatë këtij konsultimi, pacienti nuk ka shprehur kundërshtime lidhur me mundësinë e realizimit të ndërhyrjes kirurgjikale pranë këtij institucioni spitalor, duke kërkuar njëkohësisht edhe marrjen e mendimit të mjekut specialist të përzgjedhur prej tij.

Gjithashtu, gjatë konsultimit është dakordësuar mundësia e pranisë së mjekut specialist ortoped të përzgjedhur nga pacienti gjatë kryerjes së ndërhyrjes kirurgjikale.

Në përfundim të vizitës, pacienti ka falënderuar ekipin mjekësor për kujdesin dhe trajtimin e ofruar.

Në kuadër të dakordësimit për përfshirjen e mjekut specialist të përzgjedhur nga vetë pacienti, këtij të fundit, konkretisht mjekut A.G., i është krijuar mundësia të paraqitet më datë 18.11.2026 pranë IEVP Fier, me qëllim realizimin e një vizite mjekësore ndaj shtetasit E.V., si dhe njohjen e plotë me dokumentacionin dhe kartelën e tij shëndetësore.

Megjithatë, nga verifikimet e kryera rezulton se mjeku i përzgjedhur nga zoti Veliaj nuk është paraqitur pranë IEVP Fier në datën e sipërcituar, për të realizuar vizitën dhe shqyrtimin e dokumentacionit mjekësor.

Më datë 20.11.2026, në vijim të komunikimit dhe koordinimit me Spitalin Rajonal Memorial Fier, është konfirmuar planifikimi me prioritet i ndërhyrjes kirurgjikale, sipas rekomandimit të Shërbimit të Ortopedi-Traumatologjisë të këtij institucioni spitalor.

Nëpërmjet mjekut ortoped Dr. A.D., është përcjellë rekomandimi si më poshtë:

“Ndërhyrja kirurgjikale për pacientin z. Erion Veliaj parashikohet të kryhet ditën e hënë, datë 23.11.2026, në Spitalin Rajonal Memorial Fier. Për këtë qëllim, pacienti duhet të paraqitet në spital ditën e diel, datë 22.11.2026, për kryerjen e procedurave preoperatore (konsultat dhe analizat laboratorike).”

Në këtë kuadër, duke qenë se mjeku specialist i përzgjedhur nga pacienti nuk është paraqitur në konsultën e datës 18.11.2026, mbetet në vlerësimin e pacientit dhe të përfaqësuesve të tij mundësia e pranisë së këtij mjeku më datë 22.11.2026, gjatë kryerjes së procedurave preoperatore, dhe/ose më datë 23.11.2026, në ditën e planifikuar për ndërhyrjen kirurgjikale pranë Spitalit Rajonal Memorial Fier.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vlerëson se faktet e renditura më sipër dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm institucional për të garantuar konsultat, ekzaminimet, vlerësimet specialistike dhe ndjekjen e nevojshme mjekësore për shtetasin E.V.

Nuk i takon institucionit tonë të komentojë motivet e zotit Veliaj dhe as të përfshihet në polemika publike me të. Megjithatë, e konsiderojmë të nevojshme të sigurojmë familjarët e tij dhe opinionin publik se zoti Veliaj ka marrë dhe do të vazhdojë të marrë të gjithë kujdesin e nevojshëm shëndetësor, me respekt të plotë për dinjitetin dhe të drejtat e tij.

Theksojmë se zoti Erion Veliaj është një ndër 4,227 personat e paraburgosur dhe të dënuar që administrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në sistemin penitenciar. Ofrimi dhe garantimi i shërbimit të kujdesit shëndetësor për personat e privuar nga liria përbën një detyrim ligjor dhe një përgjegjësi të drejtpërdrejtë menaxheriale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në përputhje me kompetencat e saj institucionale. Në zbatim të ligjit nr. 81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, kujdesi shëndetësor garantohet në radhë të parë nëpërmjet sistemit të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, si dhe mekanizmave të tjerë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi. Në këtë kuadër, DPB ka përgjegjësinë të sigurojë aksesin në shërbimet shëndetësore, konsultat me mjekët specialistë, ekzaminimet dhe trajtimet e nevojshme për çdo person nën administrimin e saj, pa dallim dhe në respekt të plotë të të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.

Kufizimi i lirisë, i vendosur në përputhje me ligjin, nuk nënkupton në asnjë rast kufizimin e së drejtës për kujdes shëndetësor dhe trajtim dinjitoz. Ky është një detyrim ligjor dhe njerëzor, të cilin Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të vijojë ta përmbushë me përgjegjësi, për zotin Veliaj, ashtu si për çdo person tjetër që ndodhet në institucionet tona.

Lidhur me pretendimet për ushtrimin e një kontrolli në ambientet ku qëndron zoti Veliaj, sqarojmë se, pranë IEVP Fier, është zhvilluar një kontroll për verifikimin e elementeve të sigurisë në disa sektorë të institucionit, në kuadër të procedurave rutinë të punës dhe në zbatim të një planifikimi të mëparshëm. Ky kontroll ka përfshirë edhe sektorin e kujdesit shëndetësor, ku aktualisht qëndron zoti Veliaj, si pjesë e kontrolleve të ushtruara në disa dhoma të këtij sektori dhe jo vetëm në ambientin ku ai akomodohet. Theksojmë se bëhet fjalë për një procedurë standarde sigurie, të planifikuar dhe të zbatuar në përputhje me praktikat e punës së institucionit./Dosja.al

Erion Veliaj drejtoria e burgjeve

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin