20 November 2026, 19:12
Nga E.M

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka cituar se mbështetësit demokratë janë arkitektët e fundit të së keqes. Gjatë foltores së ripërtëritjes në Tiranë, Berisha deklaroi se protestat e opozitës ishin kushtrim për shqiptarët dhe ndërkombëtarët.
Ai tha se Shqipëria është përballur me vjedhjen e votave të qytetarëve duke i cilësuar këto si defekete, kritika dhe problematika të cilat nuk mohohen. Nga ana tjetër Kryetri i PD-së përpara të pranishmëve citoi se janë bërë mijera denoncime për vjedhje të pafundme kundër organizimit të një qeverie kriminale.
"Ne u përballëm jo vetëm me partinë-shtet, e cila, për të rrëmbyer zgjedhjet, njëlloj si Saied i Tunizisë, arrestoi në vitin elektoral liderët e dy partive kryesore opozitare dhe vuri në ndjekje penale liderin e partisë së tretë, por organizoi, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit dhe ligjeve ndërkombëtare mbi zgjedhjet, 4500 veprimtari, ndër të cilat veprimtarinë kriminale 7-milionëshe të Giro d'Italia ditën e votimit, vetëm e vetëm që, si e si, të ndikonte tek zgjedhësit shqiptarë për të votuar për të. U përballëm me një njeri që vuri në dispozicion të gjithë miliardat, potencialin financiar, të gjithë potencialin njerëzor, me dhjetëra mijëra punonjës të administratës, në kundërshtim me çdo ligj. U përballëm me një njeri i cili përdori të gjithë fuqinë ekzekutive, mijëra punësime, lejet e ndërtimit, certifikatat e pronësisë, lejet e legalizimit për të rrëmbyer votat e shqiptarëve. U përballëm me një njeri, bosi i drogës, të cilin me të drejtë shtypi amerikan e quajti ‘Ramaduro’, i cili vetëm për vota dekretoi mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis në fushatë elektorale.
U përballëm me një njeri i cili organizoi kartelet më të fuqishme të drogës në Evropë për të na i rrëmbyer votat e qytetarëve shqiptarë. Pra, asnjë diktaturë në Evropë nuk ka përdorur kundër qytetarëve të vet një fuqi kaq të keqe sa ç'është droga. Droga, miqtë e mi, është fuqia e së keqes. Ju i patë vetë dhomat me euro. Ajo ishte një, kishte 40 milionë apo sa i kishte, por ju garantoj se të tilla janë dhjetëra dhe qindra nëpër Shqipëri, para krimi që u vërsulën në të gjitha mënyrat kundër qytetarëve. E megjithatë, me punën, me përkushtimin, me mundin, pavarësisht nga të gjitha defektet, problematikat e pamohueshme, kritikat që mund të kemi të drejta ndaj njëri-tjetrit, se mund të performonim më mirë, prapëseprapë ne morëm, ne faktuam se në kushte zgjedhjesh normale do të ishim fitimtarët e zgjedhjeve. Miqtë e mi, ne mblidhemi sot në një moment kritik, por dhe shumë pozitiv, pa diskutim.
Narkoshteti i Edi Ramës, Edi Rama, organizata e tij kriminale janë të plagosur për vdekje. Falë qëndrimit të pamposhtur, të pakompromis të deputetëve të Partisë Demokratike dhe drejtuesve të saj, me qindra dosje të krimeve monstruoze të tyre u dërguan në Prokurorinë Speciale. Me qindra denoncime u bënë në sallat e kësaj ndërtese dhe kudo kundër vjedhjeve të pafundme, kundër abuzimeve të pafundme të kësaj organizate kriminale. Protestat e opozitës, seriali i tyre nga dhjetori, kur shpërtheu skandali Balluku, deri në maj, ishin kushtrime për shqiptarët, por ishin dhe një kushtrim për komunitetin ndërkombëtar. Çdo e keqe ka një fund, kurrë nuk ka të keqe pa fund, dhe e vërteta është se ju jeni jo vetëm lajmëtarët, por dhe arkitektët e fundit të kësaj të keqeje," tha Berisha, u shpreh Berisha./Dosja.al
Sali Berisha
Politike
20 November 2026, 19:09
E. D
Niko Peleshi
KORÇË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka komentuar akuzat e fundit të deputetes Elisa Spiropali mbi mungesën e meri...
Politike
20 November 2026, 19:05
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës në foltoren e ripërteritjes në Tiranë pohoi se pas 3...
Politike
20 November 2026, 16:41
E. D
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, i është përgjigjur publikisht deputetes Elisa Spiropali, duke e ...
Politike
20 November 2026, 16:22
E. D
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se Erion Veliaj do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale ditë...
Politike
20 November 2026, 14:53
E.M
TIRANË- Komisioni për Ekonominë ka miratuar disa ndryshime në paketën fiskale 2027, duke zgjeruar kështu listën e produkteve...
Politike
20 November 2026, 14:34
G.M
Oerd Bylykbashi dhe Ulsi Manja
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka kundërshtuar gjatë diskutimeve në Komision...
Politike
20 November 2026, 14:20
G.M
Erion Veliaj
FIER- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një aksion blic në qelinë e Erion Veliajt pak minuta pas publikimit t&...
Politike
20 November 2026, 13:57
G.M
Klodiana Spahiu
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka miratuar projektin për ndryshimin e skemës së prokuri...
Politike
20 November 2026, 13:44
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Ballukun se po pengojnë nd&eum...
Politike
20 November 2026, 12:48
G.M
Anëtarë të Listës Studentore në një konferencë për media në Kuvendin e Serbisë, në Beograd, më 17 n...