Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas informacioneve paraprake, forcat e policisë kanë kryer verifikime në banesën e tij, por nuk e kanë gjetur aty, ndërsa ai raportohet se ndodhet jashtë Shqipërisë prej disa muajsh.
TIRANË- Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, nuk është gjetur ende nga policia për ekzekutimin e vendimit të Apelit të GJKKO-së, që e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg në kuadër të dosjes 'Metamorfoza'. Sipas informacioneve paraprake, forcat e policisë kanë kryer verifikime në banesën e tij, por nuk e kanë gjetur aty, ndërsa ai raportohet se ndodhet jashtë Shqipërisë prej disa muajsh.
Një ditë më parë, Apeli i Posaçëm e shpalli fajtor për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, duke e dënuar me 11 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, masa përfundimtare u ul në 7 vite e 4 muaj. Por, sipas përllogaritjeve të SPAK, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vite, 10 muaj e 14 ditë burg. Vendimi i Apelit ndryshoi atë të shkallës së parë, e cila në vitin 2025 e kishte dënuar Bistrin vetëm për zbulimin e akteve apo të dhënave sekrete.
Njëkohësisht, gjykata riktheu konfiskimin e pasurive të tij, konkretisht tre apartamenteve, dy dyqaneve dhe një shume prej 1 milion eurosh cash. Bistri u arrestua më 27 korrik 2023 dhe qëndroi në paraburgim deri më 18 nëntor të vitit të kaluar. Në atë datë, GJKKO urdhëroi lirimin e tij, pasi periudha e qëndrimit në paraburgim, afro dy vjet e katër muaj, u llogarit si e barasvlershme me tre vjet e gjashtë muaj burgim.
Emri i ish-shefit të Operacionales doli në dosjen 'Metamorfoza', e cila zbuloi komunikime dhe lidhje mes biznesmenit të kazinove Pëllumb Gjoka, drejtuesve të policisë dhe anëtarëve të grupit Bajri në Shkodër. Sipas hetimeve, Bistri e informonte Gjokën për kontrollet e policisë dhe i kishte dhënë siguri se kazinoja e tij në Tiranë nuk do të prekej nga kontrollet. Në të njëjtën dosje u përfshi edhe ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, i cili është dënuar në shkallën e parë për nxjerrje të të dhënave sekrete dhe dy episode korrupsioni pasiv./Dosja.al
Sadete, Gazmir dhe Urim Fiku Hetimet e kryera nga policia e Dibrës, lidhur me vrasjen e 62-vjeçarit Urim Fiku kanë zbuluar detaje të re...
Luka Beqiraj SPANJA- Gazetar spanjolle "El Espanol" i ka kushtuar një artikull shqiptarit i cili u ekzekutua pak ditë më parë në Span...
Pamje BELGJIKA- Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Bruksel, ndërsa personat që dyshohet se qëndro...
Foto ilustruse ANGLI- Një investigim i gjerë i Sky News ka zbuluar detaje mbi mënyrën se si funksionojnë rrjetet kriminale shqipt...
Foto ilustruse TIRANA- Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen Shqipëri-Finlandë, që do të luhet sot në or&e...
Pamje KUKËS- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar shkëputjen e një masivi të madh shkëmbor pranë fshatit Bardhoc,...
Foto ilustruse Rreth 150 mijë lodra për fëmijë, të ndaluara në kufirin e Kosovës për shkak të mospërmbushjes...
Pamje GJIROKASTËR- Një zjarr ka rënë në një magazinë druri në zonën industriale të Gjirokastrës gjat&eu...
Foto ilustruse Qeveria ka nisur diskutimet me grupet e interesit për hartimin i listës së produkteve ushqimore që do të përfitoj...
Foto ilustruse Euro po i afrohet sërish minimumit historik në tregun vendas, duke vijuar rënien edhe në nëntor, ndonëse sezoni i...