Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
39-vjeçari nga Vlora u qëllua në mes të ditës, teksa ndodhej në tarracën e një lokali në kompleksin sportiv “Playa Flamenca Sport Club”, në Orihuela Costa, provinca e Alicantes.
SPANJË- Janë publikuar pamjet e atentatit ndaj shqiptarit Luka Beqiraj, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 10 nëntor në Spanjë. 39-vjeçari nga Vlora u qëllua në mes të ditës, teksa ndodhej në tarracën e një lokali në kompleksin sportiv “Playa Flamenca Sport Club”, në Orihuela Costa, provinca e Alicantes.
Ngjarja ndodhi pak para orës 13:00. Në videon e publikuar shihet autori teksa i afrohet tavolinës ku ishte ulur Beqiraj dhe qëllon disa herë me armë zjarri në drejtim të tij. Në momentin e sulmit, në tavolinë ndodheshin edhe persona të tjerë, të cilët largohen me vrap pas të shtënave. Pas atentatit, autori u largua nga vendi i ngjarjes me një monopatinë elektrike, ndërsa 39-vjeçari humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Sipas raportimeve të fundit, personi që kreu sulmin vijon të jetë në kërkim nga autoritetet spanjolle. Hetuesit dyshojnë se vrasja mund të jetë e organizuar dhe dyshohet se është një atentat me pagesë, por deri më tani nuk ka një motiv të konfirmuar zyrtarisht. Në kuadër të hetimeve po shqyrtohen edhe lidhjet e mundshme me grupet e krimit të organizuar që veprojnë në zonat bregdetare të Alicantes dhe Mursias.
Luka Beqiraj rezulton të ketë pasur precedentë penalë edhe në Shqipëri dhe Itali. Në vitin 2016 ai u arrestua në Vlorë për plagosje të rëndë me dashje. Tre vite më vonë, në vitin 2019, u arrestua gjatë një operacioni të përbashkët shqiptaro-italian kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.
Në vitin 2020, drejtësia italiane e dënoi me 4 vite e 6 muaj burgim për përfshirjen në veprimtari të lidhura me trafikun e narkotikëve. E kaluara e tij është rikthyer në vëmendje pas vrasjes në Spanjë, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të atentatit./Dosja.al
VORË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje të punimeve në stacionin hekurudhor të Vorës, ndërsa përmes postimit n&e...
pamje TIRANË- Një operacion antidrogë është finalizuar ditën e sotme duke çuar në sekuestrimin e 12.1 kg kanabi...
Gjykata Kushtetuese TIRANA- Gjashtë ish-anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i janë drejtuar Gjykat&...
Viktima Briken Sanaj dhe Vladimir Kola TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për Vladimir Kolën, i akuzuar ...
Foto ilustruse Në këto ditë me ngarkesë sociale në Shqipëri, gjetëm kohën për të parë jashtë tensi...
Foto ilustruse TIRANA- Qarkullimi i automjeteve në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në segmentin nga Mbikalimi i Kamzës...
Foto ilustruse VLORA- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku një makinë është p&eum...
Pamje SHKODRA- Një konflikt fizik mes tre të dënuarve është regjistruar një ditë më parë në IEVP Shkodë...
Pamje BULQIZA- Rruga Qafë Buall-Krastë, e cila lidh Bulqizën me zonën e Martaneshit është bllokuar sot në orët e m&eum...
KLP TIRANA- Prokurorja e Dibrës, është ndëshkuar me “Vërejtje publike” nga Këshilli i Lartë i Prokuroris&e...